Manjani: Për çfarë, ‘ndjesa’ e Ramës për Kosovën?!

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me “habi”, për sjelljen agresive të kryeministrit Rama ndaj presidentit Meta dhe nuk ka munguar ta kritikojë këtë qendrim.

Rama reagoi ashpër dhe e sulmoi Presidentin Ilir Meta pak më herët, pasi ky i fundit nuk i dekretoi kandidatin e zgjedhur për ministër të Jashtëm, Gent Cakajn.

“Ndjesë Kosovës”,thotë zotëria! – ironizon Manjani, duke cituar mesazhin e Ramës në Twitter. – Po për çfarë?! Që ai është në anën e Vuçiçit në dialogun e kufijve?! Apo, që u ka shtrenjtuar kosovarëve daljen në det?! Jo jo, qënka për mosdekretimin e Gent Cakajt… T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune!

P.s. Pretendimi për shkeljen e Kushtetutës është më qesharaku. Bëhet nga “mrekullia e konstitucionalizmit” në këtë vend!”- përfundon Manjani.

Ky ishte mesazhi i kryeministrit, që nxiti reagimin e tij.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.