Manchester City ofertë 95 milionë euro, Koulibaly i preferuari i Guardiolës

Manchester City ka bërë një ofertë me vlerë 95 milionë euro për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Sipas burimeve të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, “Qytetarët” sezonin e ardhshëm dëshirojnë me çdokush të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe Koulibaly është i preferuari i Pep Guardiolës.

Mbrojtësi 27-vjeçar po mendohet si zëvendësuesi ideal i Vincent Kompany, i cili u emërua kohët e fundit trajneri i ri i Anderlechtit.

Senegalezi ka një kontratë të vlefshme me Napolin deri në vitin 2023 dhe deri tani klubi italian i ka bërë rezistencë ofertave të Manchester United, Real Madridit dhe Juventusit.

Në rast se Napoli pranon të shesë Koulibaly, atëherë Kostas Manolas dhe James Rodriguez pritet të jenë dy përforcimet për skuadrën e drejtuar nga Ancelotti.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.