“Malli” përballë Tahirit dhe Xhafajt!

Nga Flamur Vezaj

Malli i bashkoi perser Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, pas akuzave te ndersjellta mes tyre! Jo malli kur mezi pret te takosh dike por “malli” me ngjyre jeshile, te bardh e te kuqe! Tahiri na doli qe paska mbeshtetur ca kusherinje (te 3 apo 4 akoma se morem vesh) ne kultivimin e hashashit duke i lehtesuar rrugetimin (trafikimin) e “mallit” me makinen e tij apo edhe me skafet, duke ia deleguar drejtoret e Policise si punetor krahu ne numerim rrenjeve e me raste thone edhe ne ngarkim e shkarkim te “mallit jeshil”.

Meqe jemi ketu, ndonjehere edhe duke i derguar policet per korrjen e te mbjellave per te kursyer parat e punetoreve me meditje se i duhej ndonje kostum firmato per show e radhes apo byzylyk floriri etj etj! Keto i thone gojet e liga se per hetimin presim edhe disa dite!

#Nga ana tjeter Xhafaj na doli perseri qe e paska ndihmuar vellan (mire bene se e ka detyrim) per nje “gabim” njerezor kur ishte 25 vjec (i pergjegjshem para ligjit) qe kishte bere pazare droge “mall te bardh” me nje agjent te fsheht te policise te cilit si paradhenie ia kishte shitur 1 kg heroine, (me vone nese i pelqente “malli” ky 25 vjecari do ia siguronte edhe 50 kg te tjera heroine)!

Per kete “gabim” ai u DENUA perfundimisht me 7 vjet e 2 muaj burg! Po po vellai i Ministrit te Brendshem qe po lufton 40 e ca banda qe jane verdalle! Xhafaj dikur dhe tani, na doli qe me cilesine e vellait te madh, e ka ndihmuar vellan e vogel (tashme 41 vjec) duke i siguruar avokatet ne Itali, e ka ndihmuar vellan ne uljen e mases se denimit (me ndihmen e avokateve) ne Gjykaten e Apelit e ne ate te Larten, e paska ndihmuar vellan te arratiset ne Shqiperi dhe duke mos e denoncuar per shume vite si nje shume te kerkuar nga Italia per trafik droge, i paska siguruar vellait, me njohjet dhe reputacionin qe ka, edhe nje pune (privat) me lojrat e fatit, shume fitimprurese!

Loading...

Me ndihmen e njohjeve qe ka vellai madh Xhafaj, pas 2013 kur edhe mazhoranca ka ardhur ne pushtet i paska siguruar vellas se vogel (41 vjec) edhe mos arrestimin nga policia edhe pse i DENUAR ne formen e prere, duke i dhene nje dore qe te behet nje biznesmen i sukseseshem (subjekt i ligjit Antimafia ne cdo kohe bashke me vellan). Vec kesaj shtyse te vogel, Xhafaj me ndihmen e dekanit te Fakultetit te Drejtesise (ortak te vjeter) paska bere edhe ndryshimet ne K.Pr.Penale duke penguar me ligj mos ekstradimin e vellait drejt Italise. Por jo vetem kaq, edhe pas publikimit te vendimit te denimit te formes se prere per disa akuza te renda te trafikimit te DROGAVE te forta, perseri Xhafaj nuk ka faj, se tashme vendimi ishte i vjeter (edhe pse nuk eshte ekzekutuar ndonjehere)!

Nga ana tjeter, thene ndryshe Policia, sipas ministrit Xhafaj, eshte ne krye te detyres, por nuk ka kohe te merret me te denuarit e 2012 sepse eshte e angazhuar ne superoperacionin e koduar “Forca e Ligjit” per te arresuar e proceduar te gjithe “bandat” apo trafikantet e droges (te denuar apo jo)! Por, jo vetem ti procedoi, por edhe ti arrestoi e ti bllokoi pasurine, ama me nje perjashtim te vogel per vellane e tij te vogel tashme 41 vjec, sepse kur eshte marr me biznesin e “mallit te bardh” i vellai i tij ishte nje 25 vjecar dhe ishte mpleksur me shoqeri te keqe!

Hajde justifikim hajde, nje minister i brendshem qe lufton krimin e organizuar me nje vella te denuar si pjese e krimit te organizuar ne trafikun e drogave dhe te shpallur ne kerkim, e populli i shkret shpreson qe te na hapen negociatat me BE-n! #Edhe une Jam dakort qe Xhafaj nuk duhet te mbaj pergjegjesi per veprimet e te vogelit te shtepise, por per “keshillimin” e shume veprime te tjera, qe i ka ofruar a duhet te mbaj pergjegjesi!

Sepse vetem nje idiot, mund ta besoi qe vellai i madh nuk e ka ndihmuar vellan e vogel per nje “gabim njerezor” sic e tha edhe vet Xhafaj!

#Per tu kthyer te Tahiri i shkret, se ra nga fiku, ai i shiti makinen kusherinjeve dhe ata e telendisen ne biseda telefonike, por po ti zbardhesh bisedat vellait te vogel te Xhafajt, kush e di sa perla te tjera do te dalin! Por deri atehere, perseri KM Rama nuk ka faj, sic nuk kishte per Roshin, e shume te tjere me mbrapa! #suksese_forces_se_ligjit# #suksese_ligjit_antimafi# #suksese_mallit_e_qeverise_malliste#

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.