Makabre/ Gruaja zvicerane vrau 7-vjeçarin shqiptar, kuja e nënës: Më gënjyen, më thanë…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Baselin e Zvicres, ku një grua e moshës 75 vjeçare i ka marre jetën një fëmije kosovar, vetem 7 vjeç.

djali

Motivet e kësaj ngjarje makabre deri më tani janë të paqarta. Nëna e Mërgimit, 7 vjeç, ka thënë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një nëne, shkruan Blick.ch.

Fatma L. ka thënë se djali i saj ishte duke shkuar në shtëpi dhe nuk kishte arritur kurrë, pasi ishte plagosur fatalisht nga një grua që s’e kishte parë kurrë.

Në vendin ku Mërgimi ka humbur jetën, Fatma L. ka thënë se “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, është shprehur ajo duke mos i ndalur lotët.

Mes tjerash ajo ka thënë se nuk ishte hera e parë që djali po shkonte në shtëpi i vetëm.

Fakti që ende nuk dihen motivet e vrasjes e bën jashtëzakonisht të vështirë për familjen.

“Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, ka thënë nëna e Mërgimit.

Fatma po trajtohej në spital ditët e fundit. E pa Mërgimin për herë të fundit dy ditë më parë.

“Ai më ka vizituar në krevat. Ishte aq i lumtur”, thotë ajo. 7 vjeçari do të varroset në Kosovë.

Nuk i treguan te verteten 

“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi policia i ka thënë asaj se e ka goditur një makinë. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon një i afërt i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, merr vesh albinfo.ch nga burime të afërta të familjes.

Me tej thuhet se nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.

“Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.

Nëna e vogëlushit të vrarë ka 7 vite që jeton në Zvicër, kurse babai vogëlushit është rritur në Basel. Vogëlushi ka mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

“Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”, tregon një burim

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.