Lubonja për paketën anti-shpifje: E njëjta gjë si në komunizëm kur…

“Groteske dhe tragjike” njekohesisht

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar ngjarjet e fundit të aktualitetit në Shqipëri. Lubonja tha se  tashmë duhet një rezistencë e fortë, pasi nga qeveria po bëhen një zhvendosje e vëmendjes duke thënë se  opozita nuk është e fortë.

Në këtë intervistë ai komentoi dhe paketën anti-shpifje që po përpunon kryeministri duke e quajtur një gjë tragjike dhe groteske.

“E shikon si një variant qesharak, groteskt dhe tragjik të enverizmit. Kjo gjë është bërë dhe në komunizëm që dënoheshin ata që flisnin kundër. Është e njëjta situatë kur burgosshin dhe punonin për shkollat.  Shpifja është personale, nuk është  për t-u bërë me një departament, paguhen nga ne ata.

 

 

Është brenda partisë?

Loading...

Po pse kush i paguan këto parti, apo oligraktët. Hap departament shpifje, dhe kush e bën shpifësi më i madh në vend. Ky është i blinduar nga ndjenja e fajit, nuk pranon asnjë gjë kundër, por nuk është problem ky, por ata që i rrinë mbrapa. Kemi hyrë në një fazë, kur krimi ndjell krimin:, u shpreh Lubonja.

Më tej Fatos Lubonja komentoi dhe godinën e ar’Turbina, duke bërë thirrje për bojkot.

“Unë i bëj thirrje qytetarëve, që kush ka ndjenjë qytetarë ta bojkotojë Ar’Turbinën. Artisti nuk është vetëm për të vendosur shfaqe, por është për koshiencë. Ata artistë kanë tradhtuar koshiencën e artistit. Koshienca e parë është rezistenca, ata janë për tu bojkotuar dhe unë e kam bërë dhe nuk shkoj asnjëherë aty”, shtoi ndër të tjera Lubonja.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.