Lubonja flet për Teatrin: Duhet reagim i fortë, t’i dilet përpara fadromave

 

Çështja e Teatrit Kombëtar është kthyer sërish që vëmendje, pasi ligji i kthyer nga Presidenti po shqyrtohet nga Kuvendi dhe pritet që të votohet në seancën plenare.

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë për News 24, në rubrikën “Opinion”, deklaroi se  për Teatrin Kombëtar duhet një reagim i fortë.

 

Teksa ka komentuar letrën e Komisionit Europian për ligjin për Teatrin, Lubonja tha se kjo gjë tregoi se në vendin tonë “nuk funksion demokracia, por ndërkombëtarokracia”.

lobonja-736x450

Pjesë nga deklarata e Lubonjës

Loading...

“Mbledhja e sotme ishte një thirrje e gjithë atyre që kane qenë aktorë në shembjen e teatrit, aktorë, pjesëtarë nga shoqëria civile, etj. Aty u diskutua për hapat që duhen ndërmarrë pas letrës së mbërritur nga KE. Pati edhe përfaqësues nga PD, Jorida tabaku, dhe Albana Vokshi.

Gjatë mbledhjes u ngrit pyetja se çfarë duhet të bëjmë. Pati mendime të ndryshme. Unë shpreha mendimin për dy gjëra që duhen bërë. Te ne nuk funksion demokracia, por ndërkombëtarokracia. Këtu nuk vepruan të gjitha institucionet tona, por një letër nga KE e ndaloi këtë proces për teatrin.

Meqë vendoska një ndërkombëtar, që është më i fortë se ky i forti që na nëpërkëmb ne. Këta nuk duket se kanë ndërmend të ndërrojnë mendje, dhe duan ta shembin siç bënë me stadiumin. Por duhet rezistencë fizike. Duhet përballje.

T’i dilet përpara fadromave, dhe çfarë do bëjnë pastaj, do të vrasin njerëz?! Kjo është fatkeqësi padyshim, por kështu është kur përballesh me regjime të tilla. Përndryshe do të vijnë gjëra të tjera më vonë. Unë reagimin nuk e shoh vetëm tek rezistenca fizike, por edhe tek ndërgjegjësimi”.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.