Lojtari i Real Madridit gris fanellën, ‘kryqëzohet’ nga tifozët

Real Madridi po kalon një nga sezonet më të dobëta në histori.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari u mposht pasditen e djeshme nga Real Sociedadi me rezultatin 2-0 në “Santiago Bernabeu” në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Lucas Vazquez u përjashtua nga ndeshja në minutën e 61-të, pasi kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, dhe kjo e nervozoi atë.

Spanjolli duke dalë nga fusha grisi fanellën, teksa tentonte për ta zhveshur, dhe kjo u ka rënë në sy tifozëve të “Los Blancos”.

Shumë fansa kanë reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se fanella është simbol i klubit, dhe se ajo duhet respektuar.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.