Lleshi i shkruan Veliut: Kontrolloni djegien plehrave!

Pas urdhrit të parë për izoluar punonjësit e Ministrisë së Brendshme, zv/ministri me kompetenca ministri Sandër Lleshi ka lëshuar edhe urdhrin e dytë të tij.

Burime thonë se Lleshi i ka drejtuar një letër kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Lleshi i shkruan Veliut se janë shtruar problematikat, sidomos ajo e djegies së mbeturinave.

Ja letra e Sandër Lleshit drejtuar Ardi Velliut:

Loading...

I nderuar Z. Drejtor,

Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.

Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.