LIVE/ Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit përplasen me FNSH, përdoret spraj lotsjellës

Në qytetin e Shkodrës vijon përplasja midis protestuesve dhe policisë prej më shumë se 30 minuta.

Forcat e rendit kanë bllokuar një aks rrugor, ndërsa protestuesit e opozitës të kryesuar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi tentojnë të kalojnë. Përveç sprajit me piper, janë përdorur edhe sende të forta.

Ora 18:45- Tensionohet situata në Shkodër, përfaqësuesit e opozitës janë përplasur me forcat rendit.

Gjatë tubimit, forcat e rendit kanë përdorur spraj gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Si pasojë e hedhjes së gazit, disa protestues kanë mbetur të lënduar.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha se policia nuk asnjë arsye që gjuaj njerëzit me gaz.

“Nuk mund të lejojmë që një bandë kriminale të uzurpojë qytetin. Ajo që ne kërkojmë është vetëm qetësi. E drejta jonë për të bërtitur Rama ik përkundrejt gjithë masakrës që ai ka bërë në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka asnjë arsye që Policia e Shtetit që gjuaj mbi njerëzit qoftë me gaz apo me helme”, tha Ademi.

sulmi me gaz ne shkoder

gruaja=lendohet

 

 

 

 

 

 

T

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.