LIVE/ Pedagogët e Shkodrës dalin në shesh: Jemi me ju, solidarizohemi me të gjitha kërkesat tuaja

Studentet nuk ndalen edhe pas terheqjes se Qeverise dhe shfuqizimit te VKM-se per tarifen e provimeve. 

Ora 10: 37/ Pedagogët në Shkodër kanë dalë në shesh krah studentëve dhe u kërkojnë atyre që të mos besojnë premtimet boshe. Ata thonë se  solidarizohen me të gjitha kërkesat e studentëve të tyre.

 

sudentet-protesta00Pedagogu i letërsisë Arben Prendi në Universitetin e Shkodrës i bashkohet protestës së studenteve dhe i kërkon që të mos tërhiqen e madje të shtojnë kërkesat e tyre. Pedagogu Prendi sugjeroi që të hiqet mesatarja 7 për regjistrimet e reja sepse rrezikojnë të mbyllen degë të ndryshme si dhe kërkesat e tyre ti marrim vetëm me shkrim. Sipas tij nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet siç pretendon ministria.

Ora 10:23/ Studentët vendosin pankarta në gardhin e minsitrisë dhe ironizijnë deklaratat e Ramës që i quajti ngelës.

“Ngelës me mesatare 9.5 ministre me mesatare 5.9”, ka qenë një nga pankartat e studentëve. protesta dita 3 student

Ora 10:12/ Studentët mblidhen para minsitrisë së Arsimit, kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre.

Protesta e studenteve

Protesta student dita 3

Ora 09:39/ Studentet e Universitetit Bujqesor ne kembe drejt Ministrise se Arsimit.

 

Ora 09:25

Studente te fakuleteve ne Tirane vazhdoje marshimin se bashku drejt Ministrise se Arimit. Me parulla ne duar, me shenime kunder tarifave te larta, studentet shprehen te vendosur per te vijuar protesten deri ne plotesimin e gjithe kerkesave, jo vetem te tarifes per provimet.

Ora: 09:15

shkodra

Studentet e Shkodres solidarizohen me studentet e Tiranes dhe te rretheve te tjera, duke nisur keshtu protesten.

Ora: 09:16

Studentet pas bojkotimit te mesimit ne fakultete kane nisur marshimin. Ata do te bashkohen serish para Ministrise se Arsimit, si bene edhe nje dite me pare.

prot

Ora: 08:00

Mengjesin e sotem, ata kane lajmeruar bojkotin e mesimit ne aulat e fakulteve neper universitetet e vendit, nderkohe qe ne ne oren 10:00 do te mblidhen para Ministrise se Arsimit.

studentet-protesta2-1

pro

Si mund te shihet edhe ne video, ne fakultetet e Tiranes ka nisur bojkoti i mesimit dhe grumbullimi i studenteve.

“Në orën 10:00 bashkohemi e protestojmë të gjithë para Ministrisë së Arsimit! Nuk ndalemi deri në realizimin e plotë të kërkesave!”- ben apel Levizja per Universitetin.

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.