Lidhjet e paligjshme të ujit, Rama i prerë nga Lezha: Nga 1 shkurti do të ketë penalizime

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë në Lezhë. Rama është shprehur i prerë se ata që kanë lidhje të paligjshme duhet të bëjnë lidhje të ligjshme me shtetin pasi pas 1 shkurtit do të ketë penalizime për ta.

“Ka shumë probleme me ujin e pijshëm  në këtë zonë por me vendimin e ri të qeverisë që kemi marrë këtu në Lezhë kemi përcaktuar edhe buxhetin e familjeve në nevojë për  të blerë matësat. Ky është muaji i fundit që të gjithë që kanë lidhje të paligjshme.  Ata që kanë lidhje të paligjshme duhet t’i bëjë ato sipas ligjit. Duke filluar nga muaji shkurt kjo do të bëhet, pra do të bëhet një kontroll,  por do të ketë penalizime dhe do iu kap penale nëse kapeni me lidhje të paligjshme uji.”, u shpreh Rama.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.