LIDHJA ME ÇAPJAT, ZBULOHEN EMRAT E GAZETARËVE TË ARRESTUAR

Zbulohen emrat e dy gazetarëve të arrestuar nga operacioni ‘Forca e Ligjit’ i zhvilluar në Elbasan.

Është e paqartë pse janë ndaluar dy anëtarët e AMA-s të propozuar nga opozita, kur vendimet në këtë institucion merren me shumicë votash.

AMA ka në përbërje shtatë anëtar, tre të propozuar nga opozita dhe katër nga mazhoranca.

Policia pritet të dalë në konferencë shtypi për dhënë detaje për ndalimet.

 

Policia ka arrestuar pedagoun e gazetarisë, Zylyfrat Bregu i cili është njëherësh edhe anëtar i AMA-s, si dhe Suela Mustën po ashtu anëtare e AMA-s.

Bregu është njëherazi pedagog në degën e gazetarisë në fakultetin Histori-Filologji dhe jep një nga lëndët më të rëndësishme për gazetarët e rinj.

Burimet bëjnë me dije se ata aktualisht ndodhet në komisiariat dhe po japin dëshminë e tyre lidhur me rastin e korrupsionit të zbuluar nga oeperacioni ‘Forca e Ligjit’

Dyshohet se dy të arrestuarit kanë ndikuar në dhënien e licencës së kabllorit për fisin Çapja në Elbasan.

Mbetet për tu parë në orët në vazhdim se cili ka qenë roli i dy gazetarëve apo lidhja e dyshuar me fisin Çapja.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.