Thursday, October 24, 2019

Lëvizjet me GPS e ndezur dhe dyshimet për konlifk me kapitetin. Ku zhvendosen hetimet

Hetimet për zhdukjen e kapitenit turk, Prokuroria e Lezhës dërgon dy letërporosi në Turqi dhe Malin e Zi.

Sezgin Yavuz, kapiteni i jahtit/ Nedim Akyuz, pronari i jahtit
Sezgin Yavuz, kapiteni i jahtit/ Nedim Akyuz, pronari i jahtit

Kur kanë kaluar gati dy javë nga gjetja e jahtit të braktisur 11 milje larg brigjeve të Shëngjinit, ende nuk ka asnjë gjurmë të kapitenit Sezgin Yavuz. 33-vjeçari mësohet se ka qenë në drejtimin e mjetit lundrues “Atik Bey” duke udhëtuar nga Mali i Zi për në Greqi, por në rrethana misterioze është zhdukur, ndërsa jahti u gjet me motor të fikur.

Gjatë kësaj kohe, Prokuroria e Lezhës është fokusuar në mbledhjen e informacionit, ndërkohë pritet që shumë shpejt Akuza t’u drejtohet me një kërkesë letërporosie autoriteteve të drejtësisë Turke dhe të Malit të Zi, për të marrë informacion lidhur me shtetasin Sezgin Yavuz dhe pronarin e jahtit luksoz, Nedim Akyuz.

Prokuroria e Lezhës zyrtarisht nuk di asgjë rreth këtyre dy personave dhe veprimtarisë së tyre në Turqi dhe Malin e Zi, ku kanë qenë së bashku. Mirëpo, teksa hetuesit janë duke përgatitur këto dy letërporosi që do dërgohen në Turqi dhe Malin e Zi, nga ana tjetër biznesmeni i tekstileve, Nedim Akyuz, vijon kërkimin e jahtit luksoz, me qëllim dërgimin e tij në portet e Greqisë, pasi sipas tij, qëndrimi në Portin e Shëngjinit sjell dëmtimin e mjetit lundrues.

Pistat e hetimit janë tri, ku e para lidhet me ndonjë aksident që mund t’i ketë ndodhur kapitenit turk gjatë udhëtimit, duke sjellë mbytjen e tij në det. Ndërsa pistat e tjera lidhen me ndonjë ngjarje kriminale, që mund të ketë ardhur nga pronari i mjetit lundrues apo nga përfshirja e 33- vjeçarit në trafik droge.

Këto dy pistat e fundit janë ngritur lidhur me lëvizjet e dyshimta. Sinjali i fundit i përket orës 18:20 minuta, në datën 2 shtator, në afërsi të Kotorrit në Malin e Zi, ku dhe më pas komunikimi i tij me GPS është fikur. Kapiteni ka fikur transponderin GPS për 14 orë, teksa ishte në brigjet shqiptare, në vijën bregdetare Dhërmi-Seman dhe Durrës-Velipojë.

Më konkretisht, gjatë orës 17:25 (15 korrik) deri 00:21 (16 korrik) është fikur GPS përgjatë brigjeve në jug, nga Dhërmiu në Seman. Ndërsa nga ora 02:37 (16 korrik) deri 07:49 është fikur GPS nga Durrësi, deri pranë brigjeve veriore në Velipojë.

Jahti “Atik Bey” në datën 1 korrik është nisur nga Bodrumi në Turqi, duke filluar të lundrojë drejt Greqisë dhe më pas në ujërat shqiptare, ku ka mbërritur më 15 korrik, pa e fikur asnjëherë deri në këtë moment sinjalin GPS (Transponder), një aparat që lejon të gjurmohet gjithë lëvizja në lundrim e çdo mjeti lundrues.

 

Te lidhura

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

TE REKOMANUARAT