Lëvizja e re politike e Rudina Hajdarit…

Nga Bledian Koka

Dikush e ka bindur Rudina Hajdarin se ajo mund dhe duhet të jetë fytyra e re e politikës shqiptare dhe ajo duket se e ka pranuar të ngjisë Çomolumnga-n. Sot në një fjalim të lexuar keq, por të strukturuar qartë, Rudina Hajdari foli si liderja ende e pashpallur e një “politikës rë re”, një krijesë që ka nisur të strukturohet prej kohësh nën rrogozin e “politikës së vjetër”. Kjo lëvizje duket se është përtej Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por pikëpyetja është a do të mund të jetë ajo përtej dështimit të politikës së 28 viteve demokraci. Politika e post-komunizmit kishte të gjithë mbështetjen dhe simpatinë e perëndimit, por nuk ishte krijesë e saj. A është i lodhur perëndimi, me klasën politike aktuale dhe kërkon ta zëvendsojë atë, qoftë edhe me Rudina Hajdarin?

“Arsyeja se pse unë kam hyrë në politikë dhe pse qëndrova në parlament është se unë dua të sjell një model të ri në politikë, një frymë të re parlamentare që do ti japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri”- deklaroi këtë të enjte në Parlament e bija e Azem Hajdarit. Mesazhi ishte i fortë dhe i qartë, Rudina Hajdari shpalosi sot zyrtarisht lëvizjen më të re politike në Shqipëri. Një lëvizje politike që ajo thotë se ka marrë shtysë nga ajo që u pa me lëvizjen e studentëve në “Dhjetorin e Dytë” shqiptar. Rudina Hajdari e lëshoi dorezën e saj të sfidës nga politikës “së vjetër” shqiptare, dhe e bëri këtë mu në aulën e Parlamentit. Për të treguar se nga kush e ka marrë misionin në këtë sfidë të saj, Rudina Hajdari u kujdes për të nënvizuar se: “shembulli i së keqes është edhe kjo qeveri që po qeveris me arrogancë, unë jam e bindur se kjo qeveri e dalë nga një fitore gjysmake e votuar vetëm nga 23% e qytetarëve nuk do t’ia dijë as për zgjedhësit e saj. Keqpërdorimi i fondeve publike, keqmenaxhimi i burimeve natyrore si dhe nëpërkëmbja e dinjitetit njerëzor i ka shkatërruar besimi e çdo kujt. Këtë e tregon qartë edhe raporti i fundit i Departamentit të Shtetit Amerikan, qeveria këtu nuk mund të fshihet pas gishtit duke përdorur BE-në si alibi për të shmangur përgjegjësit e veta për këtë situatë”.

Pra, Rudina Hajdari foli sot në parlament si zëri i amerikanëve që e quan fasadën e Edi Ramës, Bashkimin Europian. Edhe kjo deklaratë e Rudinës është një guxim i madh, për një vend që nuk synon të jetë medoemos shteti i 51 i SHBA-së, por anëtarja më e re BE-së.

Whatever!…

Ajo hyri në politikë, nga dera e PD-së dhe braktisi frëngjitë e saj në ditën kur partia e idealeve të Dhjetorit kishte nevojë edhe për të. Teknikisht Rudina Hajdari i nisi rrugëtimin drejt “politikës së re” duke përdorur dredhitë e “politikës së vjetër”. Akuza është se në 90’ën, komunistët u ngdhinë një ditë ca demokratë e ca socialistë. Po kështu, edhe Rudina Hajdari do të gjykohet nesër si një demokratja që u projektua e tillë politikane nga “e vjetra” dhë një ditë të bukur u rilind si e “e reja”. Taktika është e njohur, dhe rezultatet po ashtu. Tentativa për të prodhuar një klasë të re politike përtej të majtës dhe të djathtës nuk është një fenomen i panjohur në historinë tonë të vjetër e të re 28 vjeçare. Edhe Erion Veliaj dikur e nisi karrierën e tij si antagonist i sistemit përmes mekanizmit okult “Mjaft” dhe e bitisi duke u shëndrruar në shërbëtorin e përunjur të Edi Ramës që njohim sot. Rudina Hajdari, ka shkëlqyer shumë më pak në raport me Erion Veliajn dikur në raport me denoncimin e qeverisë që për analogji rezulton gjithmonë të jetë “socialiste. Por nuk është ky problemi, çështja është kush është zgjidhja. A është Rudina Hajdari zgjidhja e duhur për të gjithë zullumin politik të Shqipërisë së 28 viteve, dhe a do të jetë ajo njeriu që do ti japë fund tranzicionint në Shqipëri? Ajo thotë se PO, ajo thotë se mundet. Se si, kjo mbetet për tu parë. E deri në një njoftim të dytë, asgjë e re nga fronti i Perëndimit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.