Kërcënohet për herë të dytë ambasadori i OSBE

Pak ditë më parë disa të rinj shkruan në murin e pallatit, ku ka apartamentin Ambasadori Bernd Borchardt, një parrullë “Borchardt, turp t’ju vijë”. Kjo parrullë u interpretua si një kërcënim ndaj familjes dhe ambasadorit të OSBE-së.

Fillimisht reagoi ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, pastaj kryeministri Edi Rama, dhe më pas përfaqësues të OSBE-së dhe Trupit Diplomatik.

Mënyra si u interpretua kjo që mund të quhet një incident i rëndomtë në rastin më të keq, dhe jo një kërcënim sikundër është interpretuar, ka shkaktuar reagime të shumta, madje edhe me humor.

Së fundmi Genc Sejko, aktivist i shoqërisë civile ka publikuar në rrjet një koment ironizues rreth asaj që po ndodh.

“Kërcënohet për herë të dytë ambasadori Borchardt. Sot në mëngjes një i ri i është afruar dhe i ka thënë “Good morning””, shkruan Sejko.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.