Tiranë, një grua kërcënon të hidhet nga ballkoni i katit të tetë

Një grua në Tiranë tentoi të hidhej ditën e sotme nga kati i tetë.

Ngjarja është regjistruar në zonën e “9 katësheve” në Tiranë.

Gruaja është në proces gjyqësor me bankën, për një kredi të marrë në vitin 2013.

Ajo është kërcënuar nga përmbarimi, se do ta nxjerrë nga shtëpia.

Djali i saj, Tajar Troka është shprehur se kishin kërkuar 400 milion lekë kredi për t’i investuar në bujqësi, por banka i kishte lëvruar vetëm 50 milion lekë.

Ai tha:

Ne kemi marrë një kredi. Marim një njoftim nga shoqëria përmbarimore për të dalë jashtë. Kemi bërë ankimim në gjykatë dhe vazhdojmë procedurat. Por zotëria i përmbarimit na ka bërë shantazh me mënyra të ndryshme, ofendime, thyerje e bravës së derës. Ne kemi marrë një kredi në vitin 2013 me vlerë 400 milion lekë për biznes por në të vërtetë kemi marrë vetëm 50 milion lekë. Bëmë kërkesë bankës që të lëvronte pjesën tjetër, por nuk e bëri. Nuk e di pse ai erdhi dy ditë përpara datës së gjyqit.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.