Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person (EMRI)

Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme te ura e Çerenecit në bulqizë.

Mësohet se Blerim Skara ka plagosur rreth orës 16:30 Mirdash Osmanin.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërkohë që autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të Skarës dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Në vitin 2015, Osmani u arrestua pasi dyshohet se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin dyshohej se kishte pasur konflikte.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së sotme.

 

“Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj tij, si autor i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-22-25 te Kodit Penal.

Dyshohet se më datë 10 nëntor 2014, ka porositur për të kryer vrasjen shtetasit F. A., 20 vjeç, vrasësit me pagesë B. L., e L. XH., dhe V. C., të cilët janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë, Bulqizë”, njoftonte policia më 2015.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.