Ky vend ka nevojë për njerëz normalë,jo për heronj e psikopatë..

- -, Publikisht(OP-ED)
0

Nga Mesila Doda

A ju kujtohet bllokimi i negociatave për Qarkun Fier? Po kur deklarohej nga deputetët socialistë të kohës se po u hoqën vizat do vërshojnë 1 milionë shqiptarë në Europë, e pastaj kur digjeshin goma e fillonin greva urie, tamam kur duhet të hiqeshin vizat, mosvotimi i tre ligjeve në parlament për tre vite me radhë… dhe ekspeditat ndëshkimore në Bruksel e Strasburg me shpresë që do bllokonin vizat e çdo proces integrues…
A ka mbetur ndonjë fije kujtesë në këtë vend, ku të paktën të mos lejohet teatri sharlatan e hipokrit, që shet veten si progresist e atdhetar, ndërkohë që nuk ka lënë gjë pa bërë për ta ngecur Shqipërinë, vetëm e vetëm ta kishte në duart e veta. Për ta trajtuar, ashtu siç e ka për zemër… mbushur me drogë, në varfëri e trafiqe, me njerëz që u ka vdekur shpresa e zemërimi.

Sot, kur e dëgjoja se si hakerrehej paturpësisht se po pengonin integrimin këta të palës përballe se janë antikombetarë, i vetmi refleksion që më erdhi ishte…
Ky vend ka nevojë për njerëz normalë e që e duan këtë vend. Asnjë hero a psikopat nuk do e ndryshojë dot… duhen thjesht njerëz normalë e të vërtetë.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *