Ky është sulmuesi me vlerën më të madhe në botë, Ronaldo askund

Çdo muaj, CIES Football Observatory freskon vlerat e lojtarëve të 5 ligave më të mëdha në botë me anë të një algoritmi.

Numri 239 i botimit i kësaj jave paraqet top 10 lojtarët më vlerën më të madhe për gjithësecilën pozitë. Lojtari më i vlefshëm është Kylian Mbappe nga sulmuesit (216.5 milionë euro), Ederson nga portierët, Umtiti nga mbrojtësit, Alexander-Arnold nga mbrojtësit anësor dhe nga mesfushorët listës i prinë Delle Alli.

Loading...

Vlera në transfere e Kylian Mbappes u rrit për 23 milionë euro më shumë sa e kishte në muajin tetor. Kjo bëri që sulmuesi francez ta lë pas Harry Kane më 197.3 milionë euro. Anglezi është i dyti para Neymar, Mohammed Salah dhe Philippe Coutinho. Lionel Messi pëson pas tyre për shkak të moshës më 170.6 milionë euro, kurse Ronaldo nuk është as në top 10’she pasi që vlera e tij nuk është më e madhe se 125.6 milionë euro.

Shënimet e hulumtimeve të CIES Football Observatory bëhen me anë të parashikimeve shkencore të vlerave të lojtarëve profesionist në futboll. Grupet e interesit të futbollit janë një burim në rritje për ekspertizën e këtij laboratori duke filluar që nga vendimmarrja e deri të tregu.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.