“Kush ndihet sot mbi ligjin, do japë llogari”, Basha paralajmëron Ramën: Diktatura mafioze do të shkatërrohet

Një ditë pas publimit të audio-pëprgjimit të Aliztit nga deputeti demokrat Salianji, kreu i PD-së Basha tha se “Rama pranoi se ka krijuar një shtet privat”. 

“Drejtësi e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale, deri dje njerëzit i paguanin para prokurorëve, sot duhet të jesh i lidhur me Ramën ose kriminelët që të marrësh drejtësi, kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet, të gjithë ata që një pjesë e tij dhe ndihen mbi ligjin do të japin llogari para ligjit, Rama, Xhafa, Marku, Veliu dhe gjithë shërbëtorët e tjerë do të dalin para drejtësi”, deklaroi kreu i PD-së nga selia blu.

 

Pjesë nga Fjala e Bashës

Mbrëmë shqiptaret panë fytyrën e shtetit, provat dhe përbërjen e tij, deputetë, drejtorë të policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelet, drejtues dhe pjesë e strukturës janë edhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Pra Rama, Ministri i Brendshëm, kreu i grupit të PS, Prokurorja e Përgjithshme, kreu i Policisë kanë komplotuar së bashku direkt për të manipuluar të vërtetën për të mbrojtur trafikantin e drogës, Agron Xhafaj dhe vëllanë e tij.

Loading...

Shteti privat i Ramës fabrikoi dëshmitarë për të sulmuar denoncuaesit, opozitare për të shpëtuar trafikanti dhe mbrojtësin e tij Është i njëjti shtet që ka manipuluar gjithë ca për të mbrojtur Ballën dhe Rrahman Rrajën, edhe në këtë rast Rama kërcuan me gjuhë mafioze Nuhun për të shpëtuar Rexhep Rrajën dhe mbrojtësin e tij, Balla. Pastaj me dhunë e para shpërfytyruar denoncuesen, pushteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët, jemi në kushtet e një diktature mafioze.

Emërimi i Xhafajt ishte triumfi i njërës bandë mbi tjetrën, ata triumfuan nga Habilajt dhe Tahirët. Policia e Shtetit në shërbim të krimit nga Tahiri vazhdon të jetë në shërbim të krimit nga Xhafajt. Emërimi i Arta Markut një katastrofë në drejtësi, ajo u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë me suksese, e ka shkatërruar prokurorin e Krimeve të Rënda, hetimet për Tahirin, për Gjinorin, Dakon, Sejdinin, Xhafajn, Manjën e drejtues të tjerë të qeverisë, ajo nuk ka për të hetuar për politikanin bandit Taulant Balla. Drejtësi e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale, deri dje njerëzit i paguanin para prokurorëve, sot duhet të jesh i lidhur me Ramën ose kriminelët që të marrësh drejtësi, kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet, të gjithë ata që një pjesë e tij dhe ndihen mbi ligjin do të japin llogari para ligjit, Rama, Xhafa, Marku, Veliu dhe gjithë shërbëtorët e tjerë do të dalin para drejtësi.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.