Kush është gjyqtari që i ka të ardhurat katër herë më të larta se paga

Pa nisur ende seancat publike të Vettingut ndaj anëtarëve të Gjykatës së Lartë, publikohen të dhëna mbi pagat e tyre.

Sipas Open Data Albania, çdo anëtar i Gjykatës së Lartë ka raportuar të ardhura vjetore mesatarisht katër herë më të larta se paga si gjyqtar, ndërsa pasuria neto e tyre llogaritet të jetë 8.4 milionë dollarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kërkon mospërputhjet në deklarimet e gjyqtarëve, duke parë edhe udhëtimet e tyre jashtë shtetit apo faturat për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit.

Shumica e gjyqtarëve, i arsyetojnë të ardhurat e tyre sikur vijnë nga objekte të dhëna me qira, por edhe nga familjarët.

I tillë është edhe rasti i gjyqtarit Artan Zenelit, fëmijët e të cilit po ndjekin studimet në Austri. Sipas të dhënave të Open Data Albania, në vitin 2016-të Zeneli ka deklaruar 20.400 euro si të ardhura nga qiratë.

Këtë rritje të pasurisë brenda vetëm një viti, gjykatësi e justifikon me  “Të ardhura qiradhënie”. Edhe pse kjo rubrikë është bosh përgjatë viteve 2012 deri 2015, ashtu si edhe të ardhurat nga ortakëritë, trashëgimitë apo edhe aksionet, në 2016-ën paraqitet situatë ndryshe.

Loading...

Gjyqtari i gjykatës së Lartë, fillimisht tregonte si të ardhura rrogën e bashkëshortes, Valbona Zeneli, pagën e shpërblimet e marra si gjyqtar, por edhe një kredi të pashlyer prej 104.908 euro.

Sot Artan Zeneli rezulton të ketë një pasuri bruto prej 65,639.890 lekë, ose ndryshe gjysmë milioni euro.

Të gjitha këto mospërputhje në deklarimet e tij të pasurisë, shtojnë dyshimet se pse Zeneli nuk pranoi të merrte drejtimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas hyrjes në fuqi të Vettingut.

Po ashtu kujtojmë se Zeneli njihet si gjyqtari që kundërshtoi kolegët e tij duke dhënë votën pro lirimit të Tom Doshit, i cili ishte arrestuar për kallëzim të rremë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.