Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Deri këtu nuk ka sagjë të keqe. “Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim” thonë francezët. “Sidomos kur kanë edhe ndonjë përfitim”- i kanë shtuar shqiptarët.

Loading...

Por me sa duket “ky ndryshim mendimi” po e torturon aktorin e madh i cilin nuk rresht së foluri pro njeriut i cili e bëri të dredhojë mendje. Duke parë shkollën Kosova, e cila për hir të së vërtetës është një shembull se si duhet të sillemi me Tiranën, Ndrenika nuk ka duruar dot më dhe ka uruar që kështu të ndodhe edhe me tatrin.
Ai i ka uruar “Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën “KOSOVA”. Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë “Krahasimi është pjesë e jetës” shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”, shkruan Ndrenika.

Dhe megjithëse mes dy krahasimeve nuk ka asnjë ngjashmëri, shkolla Kosova u rindërtua për të mos i lënë vend ngritjes së kullave, kurse teatri po shembet për tu lërtësuar ato, ndrenika nuk rri dot pa folur. Ashtu siç bën vazhdimisht që kur ka gëlltitur atë lugën e çorbës së prishur e cila e bëri t’a dorëzojë “Jeruzalemin” tek kryqëzatat./lapsi.al

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.