Kur Luli është më i fortë se Saliu

Nga Bledian Koka

Sot vendi ka dy opozita zyrtare. Njeren që e drejton Lulzim Basha dhe sot flet per zgjedhje në një vend që ka marrë ferra uraten. Tjetra ajo e Sali Berishes që e beri Taulant Ballen ti shtohet edhe një “rr” tjeter sa herë hap gojen dhe mashtron. Sot opozita e Sali Berishes e tregoi dhe njeherë se kush është numri 2 i Rilindjes, krahu i djathtë i Edi Rames, dhe lidhjet e tij te panumerta me persona me precendetë penal. Ndersa opozita e Lulzim Bashes e mbylli orarin zyrtar 12-16 nga e hena në të enjte me një qurravitje per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Tani per te gjithe ne qe pretendojme qe opozita te rrezoje qeverine, me keqardhje po kuptojme se Luli eshte me i forte se Saliu. Sepse ndersa Doktori eshte autori i denoncimeve me te forta, rrenuese e te pakundershtueshme ndaj kesaj qeverie, Lulzimi eshte autori i padiskutueshem i shkaterrimit te cdonjeres prej ketyre denoncimeve deri ne zhberje. Per te gjithe ata qe thone se te sulmosh Lulin vetem ndihmon Ramen, duhet ta kuptojme njehere e mire se duke mbajtur Lulin, Edi Rama e ka pushtetin e garantuar perjete. Sot u beme deshmitar sesi PD nuk tha qofte dhe nje fjale te vetme per kapjen gafil te Taulant Balles dhe Luli e mundi Saliun edhe njehere. Heshtja prej fije bari e Lulit qartazi e mund cdo ulerime te Doktorit, dore per dore. Sot Luli eshte zyrtarisht me i forte se Doktori, dhe per kete i vetmi i fituar eshte vetem Edi Rama.
p.s…mbajeni

Loading...

Ja dhe Taulant Bego/Jaris qe betohej dje se eshte e montuar foto e tij me bossin e kokaines, Maksi Beço te arrestuar ne vitin 2015 nga policia per kokaine! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 8. Oktober 2018

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.