Kuqezinjtë humbasin në shtëpi, tifozët “Vaffanculo Panucci..”

Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Të besuarit e Panuccit u mposhtën me rezultatin 2-0 në “Loro Boriçi” që oshtinte njëzëri “Vaffanculo Panucci… Vaffanculo Panucci”.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë por në minutën e 21’ ishte Burak Yilmaz që përfitoi nga gafa e mbrojtjes për të kaluar turqit në avantazh.

Gjatë fraksionit të parë të lojës vlen të theksojmë që Uzuni dhe Balaj provuan disa herë por goditjet e tyre u neutralizuan nga portieri kundërshtar.

Në pjesë e dytë ishte një tjetër histori me lojtarët e Shqipërisë që vetëm shëtisnin fanellën në fushën e blertë duke mos krijuar asnjë rast shënimi.

Ndërsa në minutën e 55’ ishte “ylli” i Milanit Hakan Calhanoglu që depërtoi bukur për të shënuar një supergol.

Mbrojtja inegzistente ndërsa portieri Etri Berisha vetëm e shoqëroi topin me sy drejt rrjetës.

E paprecedent është fakti që pas golit tifozët e Shqipërisë goditën me shishe uji, portierin Etrit Berisha.

Deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar me Turqinë që mori 3 pikë të arta në “Loro Boriçi”, ndërsa edhe nje herë lëkundet pozita e Christian Panuccit në stolin kuqezi.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.