Kryetari i Bashkisë së Lezhës i kërkon publikisht Ramës: Zhblloko lejet e ndërtimit

- Kryesore, Lajme
0

Kryeministri Rama bashkë me kabinetin gjenden këtë fundjavë në qytetin e Lezhës. Kryeministri theksoi se ka bashkëpunim të mirë me kryetarin e djathtë të bashkisë, Fran Frrokaj i cili ishte i pranishëm në takim. Duke folur në këtë takimin e përbashkët që transmetohet drejtpërdrejt në TV, Frrokaj, i kërkoi Kryeministrit të zhbllokojë lejet e ndërtimit. “Kemi tre vite të bllokuar dhe mungesa e lejeve të ndërtimit na ka sjellë edhe bllokim financiar”, tha Frrokaj.

Nga ana tjetër, Rama e thumboi për protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, duke i thënë “a ke gisht ti?”. Frrokaj u përgjigj se nuk kishte arsye për të bllokuar protestën, pasi ata kërkojnë rikonstruksionin e rrugës. Sakaq, Rama tha se do jenë dy projekte që nisin këtë vit në infrastrukturën e këtij qyteti.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *