KRYEMINISTRI YNE “digital”

Naim Noka

Kryeministri Edi Rama mund të ketë skicuar largimin e dy a më shumë ministrave në kabinetin e tij qeveritar. Në Asamblenë e Partisë Socialiste, të premten e 7 shtatorit, nuk pati asnjë surprizë në rang ministrash zyrtarisht. Rama ndoshta do të bëhet gati për ndryshime qoftë edhe sa për sy e faqe në kabinet.

Loading...

Situata dhe klima e pafavorshme me artistët për Teatrin Kombëtar, bilancet negative me fiskun dhe ekonominë gjithnjë në agoni mund të detyrojnë Ramën që të bëjë “kurban” dy apo më shumë ministra . Opozita i ka dalë jashtë kuvendit dhe nuk ka më gallatë “mix to mix” të enjteve. Pak më shumë se një vit nga mandati i dytë, Rama edhe pse ka thuajse të gjitha pushtetet, nuk ja ka dalë që të krijojë klimë optimiste për biznesin dhe investimet e huaja  janë zero. Llokma oriantaliste e bakllavasë së Ramokratit Edi tashmë është paracaktuar 99 përqind në cilën gojë dhe stomak do të sistemohet, Raportet e institucioneve ndërkombetare e rendisin vendin tonë fatalisht si një vend që po ngjan përhere e më shumë vendeve të dorës së tretë.Nje vend me popullsi qe po plaket , te keqarsimuar, pa garanci në prodhimet e veta qe konsumon, vend i ndotur dhe me perkqesim të ajrit në qytetet e kryesore. Me papunësi dhe mosbesues tek institucionet e shtetit. Mjaftojnë radhët e gjata heret në mëngjes  për të fiksuar  një takim në ambasadën gjermane në Tiranë, për kuptuar në çfarë niveli dëshpërues është e ardhmja e shqiptarëve që duan t’ja mbathin. Te gjithë duan të ikin sapo të kenë një vegim shprese për letra apo pune në Europë. Truri dhe elita e profesioneve tashmë të konsoliduar edhe nga ana ekonomike kanë një plan B rezervë. Ikja me familjet nga ky vend bashkë me të ardhurat që kanë gjeneruar prej tre dekadash në Shqipëri. Ideja se këtu kanë siguri në biznes vetëm të fortët dhe shpura e pushtetit dhe pak oligarkëve ka hedhur në erë optimizmin dhe qetësinë edhe të atyre pak personave që mendojnë të investojnë apo të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë. Shkurt klima i ngjan një kolere që ka pushtuar mendjet dhe shpirtin e njerzëve të ndershëm të këtij vendi. Thuajse nga mëngjesi  në darkë u qërrohen sytë nga sukseset virtuale të propoganduara me mjeshtri nga Kryeministri, dhe në darkë ulen të hanë domaten që askush nuk të jep garanci. Pas ndërtimit imagjinar të Rrugës së Arbrit, dibrani ulet ha bukën thatë, për cilën askush nuk të jep garanci. Kontrasti është kaq i madh mes realitetit dhe bëmave virtuale të Qeverisë Rama sa tashmë është bere metafore e zakonshme që nuk i bën askujt pershtypje. Mulliri propagandistik digital i kryeministrit bluan me plot fantazi, çdo detaj të jetës sonë. Herë tek Hyseni pa shpi e herë tek Nafija pa punë. Nuk la benevrekë e nallane pa provuar. Tani ka shpikur brendin kollaros si për ta na bërë kollaren e radhës. Konsumon shumicën e kohës në instagram, facebook dhe snapchat. Administrata dhe shumica e nëpunësve janë bërë lukunia e zombive të rrjeteve sociale dhe janë aq vigjilentë sa nuk kalon asnjë “like” apo “share” reaksionare dhe kundër frymës së udhëheqësit Ramokrat Edi. “Analistët” e ekraneve që masturbohen teksa mbrojnë Ramën , marrin çdo muaj nga një zarf për portalet vezulluese rilindase,me shuma të konsiderueshme. Procesi i shplarjes së trurit vijon me përpikmëri. Kaq mjeshtër është bërë në propagandë sa duket i mërzitur me sevilizmin epik të ekraneve televizive të Tiranës. Tani i kontrollon dyfish edhe me transmetimet numerike. Kam frikë të hap facebookun në mëngjes se më del i pari si “lugat” me “silure bombastike” videosh e histori të përsëritura. Për një moment të duket vetja personazh filmi deri sa nuk je ngritur nga krevati… Fluturon, fluturon…Kryeministri Digital e nuk ka ndërmend të lodhet… Të paktën edhe për pak kohë sa të vijnë zgjedhjet vendore. Por  kur kujton shprehjen e urte ;  uji flë… e Luli Jo më… e vë njeriu buzën në gaz pa qeshur me zë…

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.