Kryemadhi: Kryeministër rrugaç, shtetarët duhet të bëjnë analiza psikike dhe klinike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për mediat jashtë sallës së Parlamentit, pas incidentit me bojë ndaj kryeministrit.

“Kryeministri nuk e ka problem t’i bullizojë shqiptarët çdo ditë e më shumë, – tha Kryemadhi, duke përdorur një term në anglisht. –  Vjen një moment ku të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve, por e disata herë që ky kryeministër rrugaç ka bullizuar shqiptarët në radhë të parë duke  i konsideruar  me organet gjenitale. Më pas vazhdon dhe bullizon pafundësisht deputetët në Parlament.  Vazhdon dhe bullizon dhe anëtarët e Partisë Socialiste, vazhdon dhe bullizon dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria në 27 vite tranzicion kryeministra, por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak, kryeministër që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një defiçence mendore, e cila për hir të së vërtetës duhet t’i bëjmë një propozim Parlamentit, por ndoshta dhe shqiptarët vetë, që të gjithë ata që marrin poste drejtuese, qofshin këto që nga Presidenti dhe deri te ministrat e qeverisë, duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike, të çdo drejtuesi, i cili ka një post shtetëror, që nuk përfaqëson vetveten e tij, por përfaqëson qytetarët.

L

Zonja Kryemadhi a do të jetë një protestë e qetë ajo e datës 16?

Protesta është e të gjithë shqiptarëve.  Unë jam e bindur që edhe ju gazetarët do të jeni në atë protestë, sepse shikojmë një bullizim të tillë ndaj deputetëve. Ju para disa kohësh patë plumba në shtëpitë e gazetarëve. Do të shikojmë çdo ditë e më shumë reagim kriminal të një njeriu në ikje, i cili është i çmendur dhe çdo ditë po krijon problem jo vetëm për shqiptarët, por në radhë të parë edhe për veten e tij e familjarët.

Çfarë prisni ju të prodhojë kjo protestë?

Zgjidhja politike është e qartë. Ajo ç’ka ka propozuar opozita në marrëveshjen e saj, qeveri tranzitore ose kalimtare, e cila iu krijon shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe hap rrugën e negociatave. Mos harroni, ne sot ratifikuam një marrëveshje të Maqedonisë, ku prej 15 vitesh Maqedonia gjeti një zgjidhje dhe tregoi se si një klasë politike gjeti një zgjidhje të një konflikti 15 vjeçar për emrin e saj, ku sot midis Greqisë dhe Maqedonisë ka një paqe për sa i përket emrit, kemi Maqedoninë e Veriut.

Ajo çka dua të them është që në qershor Maqedonia do të hapi negociatat. Uroj që të tërheqë këmbën zvarrë edhe për Shqipërinë, duke pasur parasysh që ne jemi 20 vite mbrapa. E kemi nisur procesin e integrimit evropian para Kroacisë dhe sot është Kroacia ajo që merr vendimet për Shqipërinë. Pra ka ardhur koha që për hir të së vërtetës kjo klasë politike duhet t;i japë Shqipërisë Paktin e Madh, atë pakt për ta anëtarësuar Shqipërinë dhe për ta çuar atë njëherë e përgjithmonë në drejtimin e saj të duhur që është integrimi evropian.

I vetmi njeri që e mban mend sot Shqipërinë është Edi Rama. Dhe mendoj që shqiptarët sot më shumë se kurrë u ka ardhur në majë të hundës me varfërinë që ka pllakosur, me shkeljen e çdo të drejte të tyre. Dhe mendoj që data 16 shkurt do të jetë fundi i kësaj tiranie psikologjike, ekonomike, politike edhe fizike të shqiptarëve.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.