Kryemadhi: Fund të tmerrshëm, do ikësh nga pushteti me dhunë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur këtë pasdite të së enjtes Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.

Kjo mbledhje vjen pas konferencës që mbajti me gazetarët pak më herët, kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e LSI është shprehur se Edi Rama, të cilin e ka cilësuar si një të sëmurë psikik, është një hajdut i madh dhe se korrupsioni i tij ka kaluar çdo përmasë.

Kryemadhi ka folur gjithashtu dhe për zhvillimet e fundit, dhe votimin e rezolutës sot kundër Ilir Metës në Kuvend.

“Frikë nuk kanë ata që dorëzojnë mandatet, por kush ikën nga pushteti me dhunë, ka fundin më të tmerrshëm”, tha ajo duke paralajmëruar Edi Ramën,

“Rama e ka mbyll hesapin me Europën sepse hesapi i tij nuk është hesap që ka të bëjë me trafikun e drogës, me ekspozitat e tij artistike, por është shumë i madh me të ardhmen e shqiptarëve, që është shumë më e rëndësishme se karrigia e Ramës, apo Metës, apo e çdo deputeti.

Dua të ndalem pak te diskutimi i sotëm në Parlament, mos u merrni me to, për ne s’ka rëndësi kur mbahen zgjedhjet, për ne ka rëndësi standardi jo data.

Frikë nuk kanë ata që dorëzojnë mandatet, por kush ikën nga pushteti me dhunë, ka fundin më të tmerrshëm”, u shpreh ajo.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.