Kryemadhi: Edi Rama, nesër e kupton forcën tonë …

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi foli nga Kamza, ku mbajti takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo tha se vendi ka në krye një qeveri të lidhur me grupe kriminale, ndërsa shtoi se papunësia dhe emigrimi ka kapluar gjithçka.

“Rilindja ka dështuar. Në krye të vendit është një qeveri e lidhur me grupe kriminale. Situata në vend është tepër e rëndë. Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Shohim sesi rinia ikën dhe vërejmë papunësinë që shtohet përditë e më shumë. Shikoni sesi nuk paguhen dot faturat e dritave dhe ujit. Shohim sesi në spitale, mjekët ndihen të poshtëruar nga mungesa e ilaçeve. Ata ndihen të poshtëruar dhe të kërcënuar. Mësuesit kërcënohen nga drejtorët kamikazë të Edi Ramës. Shohim doganierë të cilët kërcënohen në rast se nuk kalojnë mjetet e sendet që do Rama, e mbështeten ata njerëz me të cilët Rama ka lidhje të fuqishme, që janë më shumë oligarkë. Shohim sesi shqiptarët janë gjithmonë e më shumë pesimistë. Shohim pafundësisht mjerim, dhimbje dhe mungesë shprese. Shohim studentët shqiptarë dhe nxënësit të cilët janë në gjendje të mjerë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se nuk do të lejojë këtë të keqe për Shqipërinë, ndaj ftoi të gjithë që të marrin pjesë nesër në protestë.

“Mirëpo, ne nuk do ta lejojmë këtë të keqe që të kaplojë Shqipërinë. Ne do ta largojmë Edi Ramën, pasi ai është një i marrë që po e shkatërron vendin. Nesër është dita vendimtare për të treguar se ne jemi shumë”, u shpreh Kryemadhi.

 

Nga Kamza, kryetarja e LSI i është drejtuar Edi Ramës duke thënë se ai ka problem pse ajo beson në Zot, duke i thënë se bëson më shumë seç duhet të bësoj një besimtar, e këtë e bën për të larë mëkatet që prindërit e tij kanë bërë duke shkatërruar xhami e kisha, në kohën e komunizmit.monikaaa

“Më thonë që Rama e ka problem të madh pse unë besoj në Zot. Unë besoj shumë më shumë se ç’duhet të besoj një besimtar. Do besoj 2-fish e 3-fish më shumë seç beson një besimtarë sepse, dua që me lutjet e mia në Zot dhe me besimin tim të shpaguaj të gjithë atë mëkat që bënë prindërit e Ramës duke shkatërruar kisha dhe xhami, në vitet e komunizmit. I bëj thirrje Ramës që me besimin tim, t’i shpëtoj shpirti atij dhe veglave të tij që grabisin pronat e kishave dhe xhamive.

Do të lutem në zot për të fituar besimin tek njerëzit, që tu kthehen pronat kishave, xhamive dhe teqeve, që Rama të mos vazhdojë të vjedhë pronat e Zotit”, tha Kryemadhi duke iu drejtuar kryeministrit të vendit.

“I bëj thirrje Ramës, kudo shkoftë, të mos ironizojë dhe të mos përmendë emrat e shenjtëve, sepse mallkimi i tyre do të bie mbi të, dhe nuk do ta shpaguaj dot as në botën tjetër. Larg gojën tënde të ndryrë nga Zoti që mbron shqiptarët nga ky mallkim që i ke hedhur ti Shqipërisë.

I bëj thirrje kujtdo politikani, e qytetare, që nesër të gjithë në shesh para Kryeministrisë, për shtëpitë dhe të ardhmen tonë. Ne do të ndërtojmë të ardhmen tonë këtu, në Shqipëri. Sot jemi një ditë para protestës, një nga më të mëdha që ka parë Shqipëria. Është mision i vështirë por jo i pamundur!”, ka përfunduar ajo.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.