Kryemadhi e prerë: S’ka bashkëpunim me tepsinë e Ramës për zgjedhjet lokale

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka dalë sot para gazetarëve për t’iu përgjigjur një sërë pyetjesh, pas një mungese në daljet mediatike, të cilën e ka shpjeguar si strategji për t’u lënë hapësirë gjithë strukturave të LSI-së.

Kryemadhi e bëri të qartë sot se LSI-ja është e vendosur në pozicionin e saj opozitar për sa i përket bashkëpunimit elektoral për zgjedhjet vendore.

‘Të bashkëpunoj me PS-në në zgjedhjet lokale, nuk më përket mua të vendos, i përket partisë, zgjedhjet lokale nuk kanë të bëjnë me programet e partisë, zgjedhjet lokale kanë të bëjnë me individët… Nuk garon Monika Kryemadhi si kryetar partie, por individët që përplasen për rrugët, ujin, kopshtet, çerdhet etj.

Për sa i përket bashkëpunimit elektoral, LSI është e vendosur në pozicionin e saj opozitar. Ne besojmë se tepsia e vetme në duart e Rilindjes është mëse e mjaftueshme dhe besoj se do të jetë e domosdoshme për ta, për ta mbajtur dhe  për t’iu treguar shqiptarëve se kush ka qenë tepsixhiu, kush ka qenë tepsia, kush e ka ngrënë tepsinë dhe kush e ka bërë pis tepsinë.’, thotë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së nuk mohon një bashkëpunim të mundshëm me PD-së, kur tha se ‘edhe mund të kemi’, kandidatë të përbashkët. LSI-ja, siç tha publikisht Kryemadhi ka nisur përgatitjen për zgjedhjet lokale që pas protestës së 27 janarit.

‘Ajo është në rrugë e sipër, për atë ka kohë (kur u pyet nëse do dalin të vetëm në zgjedhje). Kandidatët për kryetarë bashkie duan muaj. Ne kemi filluar menjëherë pas protestës së 27 janarit, për evidentimin e kandidaturave. Po edhe mund të kemi’, u përgjigj Kryemadhi  kur u pyet a do kenë kandidatë me PD-në.

Kryetarja i LSI-së komentoi një sërë çështjesh, që te akuzat e PS-së për ‘lobimin rus’ të PD-së, e deri te Teatri Kombëtar.

 ‘LOBIMI’ i PD-së

‘Me thënë të drejtën mua më duken shumë qesharake, që të jem e sinqertë. Sot problemi më i madh nuk mund të jetë a ka bërë foto me Trumpin Lulzim Basha

Besoj se e mbani mend që Edi Rama veshi fustan për të bërë një foto me Obamën.

Unë vetë personalisht jam kundër kompanive lobiste, sepse kanë strategjinë që ‘të bëj pak pis që të pastroj nesër’.

Unë besoj nga eksperienca ime, të jeni të bindur që po të kenë strukturat e investigimit do të shikoni që janë me miliona euro apo dollarë që përdoren për lobimin e Ramës në SHBA.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e vendeve të punës.

Ajo çka dua të them dhe filmat që po shikojmë të agjentit ‘007’ apo ‘Royal Casino’ janë bërë shumë qesharakë, vetëm përalla nga e kaluara, e tashmja apo e ardhmja mund të heqin vëmendjen nga problemet e ditës.

Mua nuk më intereson se ç’ndodh me të rinjtë në Europë, por me të rinjtë në Shqipëri. Të kesh sot të rinjtë që mbajnë vendin e parë për kokainën, ky është një nga problemet më të mëdha që ka shoqëria shqiptare.’

MARRËVESHJET PARTIAKE

‘Historia e bashkëpunimeve underground nuk do të ekzistojë, sepse prodhojnë kriza, varfëri, pushtet për oligarkët.

Loading...

Ditën e enjte mocioni me debat për sa i përket varfërisë, është një ditë e rëndësishme, nuk ka vendimarrje, por ato 9 orë do të shërbejnë sado pak jo vetëm për ndërgjegjsim publik por edhe të klasës politike.

Gjithë deputetët e LSI do t’i referohen paketës anti-varfëri, sot është shumë më e rëndësishme të nxjerrim shqiptarët nga varfëria.

Për sa i përket toneve në parlament, të jeni të bindur që tonet e LSI-së nuk kanë munguar asnjëherë për të qenë të ashpra dhe emocionale dhe gjuha e drunjtë për të thënë dhe për të mos thënë asgjë. Duhet të jemi më të drejtpërdrejtë.’

PARASHIKIMI PËR VEPRIMET E LSI-së

‘Protesta e 27 janarit ishte një nga protestat më të mëdha që është bërë në këto vjet, ishte një protestë që i tregoi Edi Ramës që ‘ti je vetëm’.

Tonet tona nuk kanë të bëjnë me veprimet në funksion të negociatave. Personi që nuk i intereson më shumë nga të gjithë hapja e negociatave është Edi Rama, sepse e vendosin brenda rregullave që ai duhet t’i zbatojë. Hapja e negociatave janë kushte.

Megjithatë ne edhe pse të vegjël në peshë por të fortë në bazament kemi pranuar të ndeshemi. Por hapja e negociatave nuk është më një spektator në ring, por është një arbitër. Që do të thotë: 1.Mospërdorimi I parave të drogës në Parlamentin Shqiptar 2.Mosndërhyrja e krimit 3.Mospërdorimi i parave të drogës në ekonominë shqiptare

Vetëm hapja e negociatave është një antidot për ta zhbërë këtë realitet. Në letrën e komisionerit Hahn, të cilën nuk e kam bërë publike, i kam kërkuar hapjen e negociatave pavarësisht se kush e drejton Shqipërinë.’

TEATRI KOMBËTAR

‘Ne i kemi mbështetur por nuk duam ta politizojmë çështjen. Ka qenë z.Vasili, kemi qenë në debate por në fakt ka një problem, ne nuk kemi nevojë për teatër sepse kemi aktorin e madh Edi Rama, se i ka kthyer në teatër gjithë studiot televizive, njëherë qan, njëherë qesh, ne kemi godinën e kryeministrit për teatër. Ai mendon që ai është arti dhe kultura, prandaj dhe them që tranzicioni që po kalon Shqipëria jo vetëm nuk do të marrë fund, tashmë po mundohet të eleminojë edhe prezantimin e asaj vlere kulturore dhe artistike që është Teatri Kombëtar.

Ne kemi shumë anëtarë artistë, në momentin që ata kërkojnë deklarata politike ne jemi të gatshëm të jemi dhe aty kur të shembet godina, por të jeni të bindur që jemi totalisht me ta.

Nuk ka kaluar në Këshill Bashkiak, është çështje shijesh (për projektin) ne kemi parë z.Rama që ka shumë dëshirë të bëjë plazh lakuriq, unë s’kam parë ndonjë nga LSI-ja që të bëjë plazh lakuriq.

Ne jemi kundër tjetërsimit të Teatrit Kombëtar, ne jemi më mirë pro një teatri që reklamon më falni, të brendshmet e Violeta Manushit sesa vizat e kokainës të regjistruara aty.’

PSE MUNGOI NË MEDIA KËTO DITË

‘Për sa i përket munges sime në media në fakt doja ta theksoja që ne jemi mësuar që të shohim me modele të vjetra, ku shohim kryetarin, por partia nuk është vetëm e kryetarit.

Po të shikoni LSI nuk ka munguar, mund të mungojë imazhi I Monika Kryemadhit, por s’ka munguar Gjosha Vasili…

Do thoja atë që thotë mamaja e Petrit Vasilit ‘Më mirë të qani nga malli, se nga halli’./Hashtag.al

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.