KRYEBASHKIAKU QË VJEDH FESTËN E QYTETIT

NGA KRESHNIK ÇOLLAKU

   Sot eshte nje dite feste ne kryeqytet. Festa eshte vetiu e gezueshme. Festa vetiu ka ngjyra.

Por kryetari bashkise nuk ngopet me ngjyren e paqen e festes.
Kryetari i Bashkise kerkon festen e vet.

Festa e kryetarit duhet te jete me e madhe se festa e qytetit. Ajo duhet tia kaloje nga zhurma dritat ngjyrat festes se qytetit.
Per kete nuk mjafton gezimi normal i qytetit dhe i qytetareve. Duhet akoma me shume entuziazem anipse duket entuziazem fallco.
Fallciteti eshte bezdi per shijet e holla,fallciteti behet natyre kur shijet trashen drejt vulgaritetit.
Per entuziazmin fallco te festes asgje nuk kursehet.
Prej nje jave pemet vishen me shirita. Prej nje jave puntoret e bashkise kacavirren pemeve per te zevendesuar lulet e pacelura me lule kartoni te lyera me boje.
Per festen e kryetarit bllokohen rruget,trafiku.
Per festen e kryetarit nuk ka feste qyteti.
Per festen e kryetarit nuk kursehet qyteti e as qytetaret.

Loading...

Nje skene e shemtuar:

Per te prodhuar entuziazmin fallco te festes se kryetarit urdherohen mesueset bashke me femijet e shkollave te dalin ne shesh te festojne,ose te bejne sikur festojne..derisa ai kryetari i festes fallco te vije i buzeqeshur te perqafoje nja dy prej tyre,te recitoje dy fjali te perpunuara nga strategjistet e propogandes para kamerave..dhe pastaj te shperndahen.

Festa mbaroi,dita u prish,pushimi gjithashtu..ai vlejti vetem nje minut kronike lajmesh per kryetarin e bashkise,qe kerkon te qeverise nje qytet duke poshteruar qytetaret e tij.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.