Krimi tronditës ngre qytetin në këmbë, mesazhi prekës i djalit të Valbonës për nënën e vrarë

Rrjeti i grave të Kosovës ka organizuar sot një marsh protestues në Gjakovë për të kërkuar drejtësi për nënë e bijë të vrarë dy ditë më parë me kallashnikov nga Ndrecaj, ish-bashkëshorti, njëherësh babai i fëmijëve.

Këtij marshi i është bashkuar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe deputetja Mimoza Kusari Lila, ku mes shumë grave të tjera marshuan me pankarta në duar.

Por, ajo që ra në sy ishin edhe 5 fëmijët e Valbona Markut, të cilët kishin veshur bluzat me fotografinë e të motrës ku shkruanin “Drejtësi për Klarën”, por gjithashtu mbanin pankarta e foto të nënës së tyre.

Djali i vogël mbante një pankarta që të thyente zemrën, ku shkruante “Mami të dua”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.