Themeluesit e Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre drejtuese në këtë kompani gjigante dhe kanë dorëzuar sëfundmi dokumentet e dorëheqjes tek drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg.
Mediat e huaja shkruajnë se dorëheqja e dy shefave të mëdhenj të Instagram vjen pas skandalit të Facebook me të dhënat personale të përdoruesve.
Kevin Systrom dhe Mike Krieger e krijuan aplikacionin “Instragram” në vitin 2010 dhe në 2012 ishte Zuckerberg ai që e bleu rrjetin social, ndërkohë që Kevin dhe Mike vijuan të punojnë për këtë kompani edhe pas shitjes.