KQZ rrëzon skenarin e PD dhe LSI, opozita nuk lejohet të ketë komisioner në zgjedhje

Ivi Kaso, përfaqësues i PD në KQZ tha se PD ka të drejtë të ketë komisionerë dhe listoi shkeljet që sipas PD, KQZ ka bërë me regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike.
Ka nisur me debate mbledhja e radhës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku është rrëzuar kërkesa për regjistrimin e komisionerëve të PD dhe LSI në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Me 4 vota kundër dhe 1 pro është rrëzuar kërkesa e opozitës, duke e përjashtuar kështu nga procesi zgjedhor për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë mbledhjes nuk mungoi debati, ku Ivi Kaso, përfaqësues i PD në KQZ tha se PD ka të drejtë të ketë komisionerë dhe listoi shkeljet që sipas PD, KQZ ka bërë me regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike.

Ai shkoi edhe më tej, kur tha se anëtarët e KQZ janë kërcënuar që të mos lejojnë regjistrimin e komisionerëve të opozitës jo-parlamentare.

Kaso iu bëri thirrje që të regjistrojnë komisionerët, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore. Kjo për Denar Bibën, anëtar të KQZ, ishte një shantazh i rëndë.

Debatet në KQZ:

Ivi Kaso: Opozitë fasadë për të zëvendësuar opozitën e vërtetë. Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme. Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë. Anëtarët e KQZ të mos bien pre e presioneve. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji,  do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debate.

Denar Biba: Na shantazhove. Ishte shume e rëndë dhe e ulët. Është hera e parë…

Ivi Kaso: 30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore për komisionerët.

Eridjan Salianji, PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues?

Kaso: Duam anëtarë në KZAZ, kjo është e qartë. Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore

Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar. Pastaj të lindin të drejtat për marrjen pjesë në proces.

Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.