Kosovari që vdiq nga aksidenti në Zvicër, varroset nesër në Pejë

Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës.

43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend.

Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në fshatin Lybeniq të Pejës në ora 16:00

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.