Korrigjimi i kufirit Kosovë – Serbi, NATO e mbështet dialogun për dy palët

NATO mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë dhe kur bëhet fjalë për rregullime të mundshme kufitare, shpresohet që të dy palët do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.

Loading...

 

Kështu ka deklaruar në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në prag të takimit të shefave të vendeve anëtare të Aleancës Veri-atlantike, i cili së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së Federica Mogerini do të diskutojnë të mërkurën marrëdhëniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nga mediat nëse Aleanca Veri-Atlantike kishte frikë se një zgjidhje sigurie mund të kishte rezultuar në një zgjidhje në dialogun Beograd-Prishtinë që do të përfshinte disa korrigjime kufitare, Stoltenberg tha se NATO mbështet fuqishëm dialogun Beograd-Prishtinë, pasi është e vetmja mënyrë që të gjendet përgjigjja për çështje të pazgjidhura.

Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të jetë prezent në Kosovë  përmes misionit të saj operativ KFOR, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin./Klan Kosova

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.