Klauzola e lejon, Hysaj mund të largohet në janar nga Napoli

Aktivizimi i pakët i Elseid Hysajt dhe paraqitjet e tij mesatare nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelottit, po shtyjnë gjithmonë e më shumë futbollistin e Kombëtares shqiptare të mendojë transferimin e shpejtë.

Pas 3 javësh hapet merkatoja e janarit, ku skuadrat në mbarë Europën mendojnë për të bërë lëvizjet e duhura, për të ndryshuar në gjysmën e mbetur të sezonit, dhe pretendentë për shkodranin nuk mungojnë.

Agjenti i Elseid Hysajt, la të kuptohet se futbollisti i përfaqësuar prej tij mund të largohet shpejt nga skuadra jugore.

Loading...

“Në Champions, Ancelotti ka vendosur që të luajë me Maksimovic, por këtë zgjedhje duhet ta kuptojmë dhe nuk duhet të krijojmë polemika me trajnerin. Por askush nuk mund të thotë që papritur Hysaj u bë një lojtar mediokër. Po flasim për rinovimin e tij dhe kur koha të jetë e duhur mund të ndodhë. Por nuk është e thënë që të qëndrojë në Napoli, pasi ka një klauzolë që e lejon të largohet që në janar”, tha agjenti i futbollistit shqiptar.

Mario Giufreddi shtoi në këtë mënyrë presionin te Napoli për të menduar më shumë mbi lojtarin kuqezi.

Elseid Hysaj kërkohet nga Chelsea që është gati të ofrojë deri në 50 milion euro.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.