Kjo është nota me të cilën u vlerësua Shaqiri për paraqitjen e tij ndaj Wolves

Liverpooli u eliminua nga FA Cup nga Wolverhampton Wanderers pas një paraqitjeje zhgënjyese nga djelmoshat e Jurgen Kloppit të hënën në Malineux, me kosovarin Xherdan Shaqiri që nuk mundi të bëjë shumë për ta shmangur humbjen.

Golat nga Raul Jimenez dhe Ruben Neves i siguruan Wolves fitoren 2-1 ndaj të kuqve, për të cilën shënoi Divock Origi, në rrethin e tretë të FA Cup, shkruan Gazeta Express.

Por, i cili prej djelmoshave të Jurgen Klopp bëri paraqitjen më të dobët? Natyrisht jo Shaqa.

James Milner u vlerësua me notën më të dobët – 4.

Mesfushori anglez e humbi një top para zonës dhe dështoi të rikthehet me kohë për ta përmirësuar gabimin që çoi në golin e epërsisë për Wolves, derisa më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë.

Ndërsa, kosovari i Zvicrës Xherdan Shaqiri mori notën 6 – të dytën më të lartë në skuadrën e të kuqve pas Origit dhe Fabinhos, të cilët u vlerësuan me notën 7.

Xherdani pati një paraqitje të zbehet në pjesën, ama e mori veten në pjesën e dytë dhe u përfshi më shumë në lojë duke qenë shumë pranë ta barazojë rezultatin në 2-2 kur e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, edhe pse për standardin e tij ai është dashur të bënte më shumë para se të futeshin në lojë Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Këto janë notat e lojtarëve të Liverpoolit pas eliminimit prej FA Cup nga Wolves. /Express/   

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.