Kjo është fytyra e konçensionarëve që kanë marrë tërë shtetin në mirëmbajtje

Nga Mentor Kikia

Rruga e Kombit do të duhej të ishte një test për të treguar se sa e leverdisshme është dhënia me konçension e mirëmbajtjes së rrugëve kompanive private. Dhe u dëshmua që është forma më e keqe e mundëshme. Me 5 cm borë, autostrada u bllokua disa herë, dhjetra makina janë aksidentuar, duke u përplasur mes tyre e me parmakët mbrojtjes, duke pësuar dëmtime. Dëshmitë e qindra qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar në segmente të ndryshme tregojnë se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kompanisë mirëmbajtëse.
Ky nuk është një dështim vetëm i këtij projekti. Por është dëshmi se marrëveshjet koncensionare me klientet e babëzitur qeveritarë janë vetëm forma zhvatjeje në kurriz të qytetarëve.
Ai tra atje para tunelit sot duhet të ngrihet. Të paktën sot. Nuk ka asnjë të drejtë ligjore e morale që ajo kompani sot tu marrë para qytetarëve që kalojnë tërë mundim në atë rrugë.
Ndërsa shteti duhet ta menaxhojë vetë tarifën. Qytetarët nuk refuzuan të paguajnë tarifën e rrugës, por në raste të tilla të jetë dikush që të hedhë një dorë kripë.

VIDEO:

Rruga kombit qe kastrati na vjedh per dit per Mirmbajtje🤑🤑🤑🤑

Gepostet von Dashi Cara am Mittwoch, 9. Januar 2019

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.