KISHTE ARSENAL ARMËSH ARMËSH NE SHTËPI / Kapet 25 vjeçari, (EMRI)

Një 25-vjeçar i dyshuar si trafikant droge është arrestuar nga policia e Vlorës gjatë një operacioni ku janë sekuestruar municione luftarake, armë, mjete ujore dhe një sasi droge.

I arrestuari është shtetasi Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ”Mercury”, duke arrestuar 25-vjeçarin Muhametaj.

Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Loading...
  • 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.
  • 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi
  • 3 motorra për mjete ujore me 300 kw fuqi,
  • 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,
  • 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra të tjera”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Prodhimi, shitja e narkotikëve”, dhe ”Kultivimi narkotikëve”, parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.