Këtu s’ka për të mbet këmbë njeriu po vazhdoi kështu!

Nga Hysni Gura

Paguan ryshfet 30-40 mijë lek të reja që të marrë asistencë sociale! Vetë asistenca sociale është diku te 7000-10.000 lek muaji.
Që i bie maksimumi për një vit familja merr 120-mij lek, nga të cilat 40-mijë i jep ryshfet. Skema është dinamike dhe rishikojet çdo vit, rituali përsëritet.
Për tu punësuar diku në shtet me një pagë, po themi 30.000 lek në muaj, duhen diku 3000€ ryshfet. Për një punë me pagë diku te 50-mij lek në muaj, një person paguan rushfet diku te 5000€, siç shihet, ryshfeti është në euro kur kërkon të punësohesh dhe çmimi varion sipas pagës. . Marrim minimalen 3000×121= 363000lek. Për një vit pune paga shkon 30.000×12= 360000. 3000/lek më pak se ryfsheti. Pse i paguan shqiptari këto duke e dit që është -3000lek?
1-Mendon se mbase do rrije më shumë se një vit në punë (shqiptari i ndershëm)
2-Do zbrese ryshfeti në nivele më poshtë, pra do t’i nxjerrë edhe ai ashtu siç hyri vetë në punë.

E njëjta skemë funksionon në mënyrë kapilare në të gjitha institucionet.
Biznesi. Biznesi funksionon kryesisht me skemën “i yni-i tyre”.
Biznesi i tyre quhet ai që ka qenë mirë kur opozita ka qenë në pushtet. Dhe ky biznes ose falimentohet, ose rekrutohet, ose gjobitet në formën e një “haraçi” mujor apo vjetor.
Biznesi “i-yni”, shpërblehet. Me tendera, me taksa. Por edhe ky jo se është më mirë, sepse edhe ky paguan ryshfetin për punët që merr, për tenderat që merr.
Kjo është e shkurtër, por tregon thelbin se ç’ndodh në këtë vend. Të gjithë e dinë, të gjithë e pranojnë që ndodh kështu, askush nuk e denoncon, askush që ka denoncuar nuk e ka fituar të drejtën. Sepse këtu nuk ka drejtësi, nuk ka dinjitet, nuk ka ndershmëri.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.