Kështu mund të jeni gënjeshtarë te mirë…

Ndër të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç, sipas studimeve, janë gjetur shumë gënjeshtarë, ndërsa në moshën e pleqërisë, sigurisht se kjo tendencë bie ndjeshëm. Por si dallohet një gënjeshtër? Po një gënjeshtar? Artikulli i mëposhtëm ju mëson disa nga “hilet”…

Si dallohet një gënjeshtër?

Kjo gjë varet plotësisht nga fakti nëse ke të bësh me një gënjeshtar me përvojë, apo pa përvojë.

Gënjeshtarët rastësorë janë lehtësisht të dallueshëm.

Këta gënjejnë vetëm atëherë, kur ndodhen në një situatë pa zgjidhje, duke e parë atë si e vetmja rrugë shpëtimi.

Për shembull, sepse atyre e vërteta u duket e dhimbshme, apo e pakëndshme.

Ose sepse ata përballë një pohimi të ndershëm, do ta vinin veten në një rrezik potencial. Kërkuesit kanë gjetur se shpesh njeriu gënjen edhe nga presioni i kohës.

Kështu mund ta dalloni në gënjeshtar:

– Gënjeshtarët e papërvojë kanë tendencën që ta zhvendosin vështrimin gjetkë gjatë bisedës.

Ata duken shumë seriozë vetëm atëherë kur personi që ata shohin në sy, jeni pikërisht ju.

Ata shohin rreth e rrotull ose mbikompensojnë terrenin, duke e hutuar bashkëfolësin, ose partnerin.

– Gënjeshtarët janë nën tension dhe gërmojnë fort nëpër xhepat e tyre të veshjeve që mbajnë, ose gërryejnë tokën me këmbë e kryejnë gjeste të ngjashme nervozizmi.

Këto janë dhe shenjat se dikush që keni përballë do t’i bëjë bisht përballjes me temën për të cilën ju jeni shumë i interesuar të flisni.

– Sidomos të dallueshëm i bëjnë ata sjelljet e duarve: kush gënjen lëviz shpesh duart në drejtim të fytyrës, në dukje për të mbuluar gojën.

– Gënjeshtarët përdorin ndonjëherë më shumë fjalë “të zgjedhura”, sesa zakonisht. Zakonet e të folurit ndër ta ndryshojnë.

Shpejt apo ngadalë, nën presion, në siklet apo të çliruar.

Gjithçka që duket e pazakontë në gjuhën dhe tonin e tyre, është e dyshimtë.

Shumë gënjeshtarë qeshin shumë dhe buzëqeshin kur ata duan të dinë nga të tjerët.

Një nënqeshje e gjatë mund të ishte kësisoj një shenjë se ata kanë diçka “fshehur në bark”.

Disa njerëz skuqen ose fillojnë të dridhen, ngaqë në shumë raste nënndërgjegja e tyre bie në panik.

Herë pas here gënjeshtarët përsërisin një pyetje fjalë pas fjale, në vend që të përgjigjen.

Nëse ju pra dëgjoni: “Martin, a e ke çuar makinën dje në garazh?”.

E pastaj përgjigjen e tij:

“A e kam dërguar unë makinën në garazh?

Po, sigurisht që e kam dërguar!”, atëherë dijeni se ai me shumë gjasa nuk e ka bërë atë punë.

Kjo është një taktikë hezitimi, pasi gënjeshtarët duhet të sajojnë pak kohë për të gjetur përgjigjen e duhur.

Në një drejtim të ngjashëm shkohet edhe kur dikush reagon ndaj pyetjes sonë me një “si të lutem?”, “çfarë mendoni ju me këtë?” apo dhe “më ndieni, unë nuk e kuptova pyetjen tuaj”.

Sidomos ai që dëshiron të bëjë përshtypje, gënjen shumë.

Kështu, një studim amerikan tregon se ne gënjejmë dy herë në dhjetë minuta, e ndonjëherë edhe më shpesh, para së gjithash në situata, në të cilat ne duam t’i biem në sy dikujt apo të impresionojmë një grupim njerëzish.

“Ndokush për shembull, gjatë një takimi ka përjetuar mrekullinë e tij të rreme me kandidatin apo kandidaten që ka hasur në një platformë flirtimesh”, thotë një profesor amerikan, duke u mbështetur në eksperiencën e tij personale.

Edhe në zanatin e vet njeriu, le të themi një biznesmen, has në gënjeshtra të cilat në negociata janë në rend të ditës.

Studimi i Robert Feldman nga Universiteti i Massachusetts-it jep një dëshmi për këtë se tendenca për të gënjyer varet më pak nga personaliteti, sesa nga situata në të cilën gënjeshtari gjendet.

Kush gjendet për shembull nën presion për të përmbushur disa detyrime, apo të gjenerojë rezultate të cilat më pas duhet t’i justifikojë, do të fantazojë e do të sajojë gënjeshtra më shumë sesa dikush, që me gjoks hapur i del përpara ditës dhe që nuk duhet t’i tregojë askujt ndonjë gjë.

Kështu, ndër të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç, sipas studimeve, janë gjetur shumë gënjeshtarë, ndërsa në moshën e pleqërisë, sigurisht se kjo tendencë bie ndjeshëm.

Kështu gënjeni pa u diktuar…

Rrëfimtari apo treguesi i historive me përvojë lidhet gjithnjë me histori të njëjta apo të ngjashme.

Nëse ju për shembull në një bisedë me klientët doni të dukeni si sportiv, ju flisni gjithnjë e më shpesh për të njëjtat lloje sporti dhe shmangni variantet alternative.

“Gënjeshtari profesionist” i ka hequr me kohë skrupujt kur ka përqafuar gënjeshtrën.

Nëse ju nuk ndieni brerje ndërgjegjeje, mos e shfaqni aq lehtësisht atë nëpërmjet një mimike apo lëvizjeje trupore që tregon siklet.

Gënjeshtrat tuaja nuk duhet të dëshmoheshin menjëherë të vërtetuara apo të dëshmuara.

Ju duhet të ndërtonit me këtë një moment për të dalë nga situata.

Kush thotë të vërtetën, zakonisht paraqet një gjuhë trupore simetrike gjatë gjithë ditës.

Lëreni të qeshurën e shtirur mënjanë dhe pohoni me shpatullat mbledhur, kur doni të thoni “nuk e di”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.