Këshilli Kombëtar miraton propozimet e Bashës, kreu i PD: Do të futemi në zgjedhje vetëm kur të…

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa ka miratuarr propozimet  e kryetarit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD për zgjedhjet.

Basha tha për gazetarët, se opozita do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që është edhe një nga propozimet e tij të miratuara sot.

 

Pjesë nga fjala e Bashës:

Misioni ynë është i qartë, Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenin. T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Sot çdo shqiptarë e ka kuptuar se kjo qeveri ka rënë moralisht e ndërkombëtarisht, pavarësisht pelivanllëqeve që merret sot kryeministri më i paaftë, çdokush e ka kuptuar që me Edi Ramën nuk vazhdohet më. Në bashkëpunim me të gjithë grupet e interesit do të shpalosim propozimet tona për mandatin e Qeverisë Tranzitore.

Si do t’i pamundësoni zgjedhjet do shkohet në përplasje civile në ditën e zgjedhjeve?

Do kemi kohë t’i diskutojmë hap pas hapi. Pa largimin e  Edi Ramës do vijojë përballja në të gjitha mënyrat. Protestat do të vijojnë sipas taktikës së shtabit ët protestave.

Parakushti për një dialog të vërtetë dhe jo tallje me shqiptarët, është largimi i Edi Ramës.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.