I kërkoi divorcin gruas me anë të një letre… përgjigjja e pendoj për çdo fjalë të shkruar!

 

Në një botë që mund të duket e zymtë, serioze ose e mërzitshme, një histori që të bën të qeshësh është gjithmonë e mirëseardhur.

Nuk e dimë nëse e keni lexuar këtë më parë, por nëse jo, ajo do t’ju japë një arsye për të buzëqeshur. Edhe nëse e keni dëgjuar, jemi të sigurt se do t’ju bëjë të qeshni përsëri.

Ajo i ka të gjithë përbërësit e një historie të këndshme – dramë, hakmarrje dhe një fund i papritur…

Fillon me një letër nga një burrë që i kërkon gruas së tij divorcin. Por është përgjigjja e shkëlqyer e gruas së tij që i merr të gjitha meritat. 

“E dashur grua,

Po të shkruaj këtë letër të të them se unë po të lë përgjithmonë. Unë kam qenë një njeri i mirë me ty për 7 vite dhe nuk kam përse të mburrem. Por këto 2 javët e fundit kanë qenë një ferr i vërtetë.

Shefi yt më thirri në telefon për të më thënë se e kishe lënë punën sot. Edhe pse je pa punë, tashmë nuk kam çfarë të të bëj, e kam vendosur.

Javën e kaluar, kur erdhe në shtëpi, nuk vure re aspak se kisha prerë flokët me një model të ri, kisha gatuar vaktin tënd të preferuar dhe se kisha veshur edhe një palë të brendshme të reja të mëndafshta.

Ti hëngre për 2 minuta dhe shkove drejt e në shtrat për të fjetur pasi pe telenovelat e tua të preferuara.

Ti nuk më thua më se më do, ti nuk do të kemi marrëdhënie intime apo ndonjë gjë që na lidh si burri dhe gruaja. Ose po më tradhton, ose nuk më do më; gjithsesi, s’ka rëndësi, unë po iki.

Dua divorcin!

Ish-burri yt

P.S: Mos u përpiq të më gjesh. Motra jote & unë po largohemi së bashku në Virxhinian Perëndimore! Paç një jetë të mrekullueshme!

Gruaja nuk përtoi, por u ul dhe ia ktheu një goxha letër ish-burrit të saj.

 

I dashur ish-burri im,

Asgjë nuk më ka lumturuar më shumë sesa marrja e letrës tënde. Është e vërtetë që ti dhe unë kemi qenë të martuar për 7 vite, edhe pse një njeri i mirë është shumë larg nga ajo që ke qenë ti.

Unë shikoj telenovelat e mia aq shumë, sepse ato mbysin disi ankimet e tua të vazhdueshme dhe bezdisjet. Sa keq që nuk funksiononin edhe aq mirë.

Unë e kam vënë re se ke prerë flokët javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte ‘duket si një çupëlinë’! Meqë nëna ime më edukoi që të mos thoja asgjë nëse nuk ishte diçka e mirë, nuk të komentova e as nuk të thashë gjë.

Dhe kur ke gatuar ushqimin tim të preferuar, duhet të më kesh ngatërruar me motrën time, sepse unë nuk e ha mishin e pulës që prej 7 vitesh tashmë.

Sa për ato bokserat e mëndafshit: u largova prej teje sepse çmimi prej 49.99 dollarë ishte ende mbi to dhe u luta që të ishte thjesht një rastësi që motra ime pikërisht atë mëngjes më kërkoi hua 50 dollarë.

Pas gjithë kësaj, unë ende të kam dashur dhe mendova se mund t’ia dilnim bashkë.

Kur fitova llotarinë prej 10 milionë dollarësh, lashë punën time dhe bleva 2 bileta për ne të dy për të shkuar me pushime në Xhamajka. Por, kur u ktheva në shtëpi, ti kishe ikur.

Gjithçka ndodh për një arsye, ma merr mendja. Unë shpresoj që ju të dy të keni jetën e përmbushur që keni dashur gjithmonë.

Avokati im më tha se letra që ti më ke shkruar më siguron që ti nuk do të mund të marrësh asnjë qindarkë nga unë. Kështu që, paçi shëndenë!

Nënshkruar nga,

Ish-gruaja jote, e pasur sa më s’ka dhe e lirë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.