Kastravecat nuk pranojnë të lyhen me bojë

Medi Belortaja

Në kuadër të gjërave fallco, kastravecat qëndrojnë shumë më lart se domatet bukuroshe. Edhe qepët mbahen fort ! Kastravecat e ruajnë fort karakterin dhe nuk lyhen me bojë siç ndodh me domatet fallco bukuroshe që skuqin plot shkëlqim e ta bëjnë me sy nga larg. Kastravecat nuk pranojnë të lyhen me bojë dhe të fryhen e zmadhohen as me silikon. Sot më ndodhi që bleva nja dy kile domate nga më të bukurat !

Doja të bëja një sallatë domatesh fallco, por qe e pamundur të priteshin me thikë. Më pas mora një satër, nga ato që përdorin kasapët për të ndarë mishin në copa. Mezi i ndava në katërsh, disa gjysma domatesh kërcyen disa metra larg në dysheme, nja dy dolën nga dritarja e hapur. Nejse sallata u bë, dhe vaji i ullirit pa patur asnjë lidhje farefisnore me ullirin e vërtetë ju hodh sallatës fallco, por qe problem me pjesën jeshile të brendshme të tyre, që nuk e përtypnin dot as dhëmballët e kaut apo të buallit, jo më të miat.

Loading...

Gjërat fallco të shtojnë fantazinë për biznes, p.sh. duke ngrënë me dhunë sallatën artificiale, më shkoi mendja për një pulë të pjekur. Mirëpo, a munden të prodhohen pula fallco të pjekura, ta zemë 20 copë pula fallco, të nxjerra vetëm nga një pulë e vetme origjinale. Së pari duhet një kallëp pule negativ si ai që përdorin skulptorët, nga ku do të dalin pulat fallco që do piqen më pas. Pastaj merret pula e vetme origjinale dhe zjehet në një tenxhere të madhe. Pastaj mund të merren disa kartona nga ato të amballazheve ngjyrë bezhë e të grihen copa copa duke u hedhur në lëngun e pulës origjinale të sapo zier në tenxhere të madhe duke i shtuar dhe një kg miell gruri.

Kështu do të krijohet një masë e madhe brumi viskoze e gatshme për t’u derdhur në kallëpin negativ që ka formën e pulës nga brenda. Kështu mund të dalin një seri e pafundme fallco të gatshme për t’u pjekur e për t’u shitur më pas. Pula e parë origjinale e zier, me lëngun origjinal të së cilës u përgatitën një duzinë pulash fallco për shitje, mund të haet nga prodhuesi. I rëndësishëm është vetëm amballazhimi i bukur..sot e përgjithmonë..😜

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.