Karikatura/Pikante nga Medi Belortaja

Kohë plazhi…

 

Ca të poshtër dhe të pabesë,

Ca gjarpërinj me fytyrë njeriu,

Ca maskarenj me fuoristrada,

Më besnik se ju është dhe ariu.

 

Ca shpirt-tharë si shkretëtira,

Që shesin nder edhe fjalë,

Krahasuar me pamjen tuaj,

Është një mrekulli një kalë.

 

Le të kini sa të doni,

Ju skllevër të pangopësisë,

Më i bukur se luksi juaj,

Është ai qengj që po pi sisë.

 

As parfumet më të shtrenjta,

Me zhvatjen e fukarait blerë,

Nuk kanë aromë më të mirë,

Se muti i foshnjës të sapo lerë!

 

M’u largua dhe një nga më të

fundit maskara,

Nga rrethi i shokëve që i

mbaja si për miq,

Çuditen budallenjtë-

inteligjentë, qofshin e poetë,

Unë i dua e tallem për

dëshirën e tyre për “fiq”.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.