Karikatura e Kapexhiut: Një tullë më pak…

Edi Rama, nuk njeh më institucionin e presidentit dhe po vrapon që në mënyrë antikushtetuese ta rrëzojë edhe atë përfundimisht, edhe pse një gjë të tillë e ndan vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila po për meritën e tij, prej gati 2 vitesh është eliminuar.

Kryeministri nëpërmjet PPP, koncesioneve dhe tenderave korruptiv në vlera qindra milion euro, ka ‘prerë’ edhe degën e Ekonomisë. Sot është në fazën që nuk ka më fuqi likuiduese, as për blerjen e energjisë elektrike në këtë thatësirë të madhe dhe madje po shkon me shpejtësi edhe te mos mundësia e likuidimit të pagesave për administratën; mjekët; mësuesit, policët etj. Prandaj ka nisur të ashtuquajturin ‘aksion kundër informalitetit’, i cili po godet me aksion biznesin me vetëm një qëllim; mbushjen me urgjencë të arkës së shtetit.

Nga ana tjetër Edi Ramës, po i sharrojnë me shpejtësi edhe ‘degët’ më të forta ku është mbajtur këto 6 vite; klanet politiko-ekonomike-mafioze.

Goditja që i dha Departamenti i Shtetit Vangjush Dakos, ose siç njihet ndryshe ‘bankomati i Ramës’, nuk ishte thjeshtë një episod i veçantë, por nisja e çmontimit të korrupsionit të madh dhe krimit të organizuar në pushtet.

Në intervistën e tij të fundit për Zërin e Amerikës, Ndihmës Zëvendës Sekretari i Shtetit Palmer i hoqi edhe një ‘tullë-alibi’ të madhe këtij kryeministri në ditët e fundit të sundimit; Ai nuk ka më mbështetjen e SHBA-ve.

Pikërisht për këtë ‘tullë’, nga të fundit që i ka mbetur Ramës kryeministër, ka ‘folur’ në karikaturën politike të radhës botuar te Mapo.al, artisti i njohur Bujuar Kapexhiu.

Image

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.