KARAFILI/Nga luftimi i infeksionit deri tek lehtësimi i dhimbjeve…

Sa e sa fara karafili keni gjetur në dollapin e gjyshes apo në bufenë e saj… Këto të fundit përdoreshin për aromën karakteristike e nëse për vite me rradhë “e keni urryer” kur të mësoni vetitë e kësaj erëze, do të kuptoni sa të drejtë kanë patur gjyshet me ato 100 përdorimet që i gjenin thumbave të karafilit. Pema e karafilit është gjigante dhe gjelbëroj gjatë gjithë vitit. Kjo erëz është e pasur në minerale si mangan, kalium, magnez dhe calcium, por për të përfituar 100% nga këto lëndë ushqyese duhet ta përdorni karafilin në trajtë vaji esencial.
1. Kujdesi i lëkurës
Vaji i karafilit ka veti të shkëlqyera antibakteriale dhe kur aplikohet në lëkurë ka aftësinë për të vrarë bakteret e dëmshme dhe mikroorganizmat që shkaktojnë puçrra fytyre. Përzieni 3 pika vaj me 2 lugë mjaltë dhe përhapeni masën e përftuar në të gjithë lëkurën tuaj. Lëreni për pak minuta dhe shpëlajeni normalisht.
2. Infeksioni Candida
Vaji i karafilit ka treguar se “vret” kërpudhat përgjegjëse për infeksionin candida. Përbërësit e vajit të karafilit balancojnë aciditetit dhe eleminojnë parazitët nga trupi. Merrni vaj karafil për 2 javë (me rekomandimin e mjekut) dhe do të shihni sesi do të përshpejtohet shërimi i infeksionit.
3. Dhimbja e dhëmbit
Vaji esencial i karafilit ka të njëjtin efekt mpirës si medikamentet e përdorura në stomatologji. Ky vaj do të mpijë zonën e inflamuar përreth dhëmbit dhe do të qetësojë dhimbjen.
4. Inflamacion
Efekti anestezik i vajit karafil mund të lehtëosjë dhimbje nga inflamacion i gojës, fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Efektet anti-inflamatore dhe antibakteriale të vajit lehtësojnë dhimbjen . Hidhni një lugë çaji kripë në një gotë me ujë dhe tresni 3 pika vaj karafili. Bëni gargar me këtë përzierje dhe trajtoni ulcerat e gojës, mishrat e përgjakur dhe gingivat e acaruara.
5. Ndalon të përzierat dhe të vjellat
Vaji i karafil është një ilaç natyral kundër të përzierave. Nuhasni erën e karafilit dhe ndjesia e të përzierave do të zhduket sa hap e mbyll sytë.
6. Aroma e rëndë e gojës
Vetitë antimikrobike të vajit të karafilit ndihmojnë në eleminimin e baktereve nga goja që shkaktojnë frymëmarrje me ere të keqe. Përzieni 2 pika vaj karafil dhe 2 pika vaj mente në një gotë me ujë dhe shpëlani gojën me këtë përzierje.  BUrimi: David WOLFE

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.