Kapet hajduti 43-vjeçar nga Fushë-Kruja, 7 vjedhje spektakolare me shuma marramendëse

Me gjasë të gjithë keni parë filma me hajdutë profesionistë, e për këtë rol me siguri do ishin të përshtatshëm edhe dy shqiptarët e pikasur nga policia prej muajsh, por që vetëm njëri ka rënë në pranga.

Bëhet fjalë për Kastriot Xhixhën, 43 vjeç, dheG.A., 33 vjeç, të cilët sëbashku kanë kryer shtatë vjedhje kasafortash, vlerash monetare dhe sendesh të çmuara nëpër banesa të ndryshme.

Kastriot Xhixha, banues në Fushë Krujë, është kapur mbrëmë në flagrancë duke kryer një vjedhje në qytetin e  Durrësit, ndërsa autori tjetër G.A. është shpallur në kërkim.

Xhixha në bashkëpunim dhe 33-vjeçarin G.A., i kryenin vjedhjet duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatur për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës.

Vjedhjet e kryera prej tyre janë:

Loading...
  1. Vjedhje e shumës prej 13.000 në eurodhe të një kasaforte në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.
  2. Vjedhje e disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P.C., më datë 13.08.2018 në rrugën “Reshit Çollaku”.
  3. Vjedhje e 15 milion lekëve të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z.D., më datë 21.07.2018 në rrugën “Bogdanët”.
  4. Vjedhje disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F.Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën “Maliq Muço”.
  5. Vjedhje 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10.000 euro në banesën e shtetases E.Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e “Barrikadave”.
  6. Vjedhje e 4.500 euro dhe 16 milionë lekë të vjetra në banesën e shtetasit L.Sh., më datë 09.09.2016 në rrugën “Fortuzi”.
  7. Vjedhje e 50 milion lekëve të vjetra në banesën e shtetases  N.V., më datë 25.11.2016, në rrugën ”Reshit Çollaku”.

Tani përtej vjedhjeve, ajo që bie në sy është shuma e lartë e parave që shqiptarët mbakan në shtëpi duke vazhduar me traditën e mosbesimit në banka.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.