Kanë përmbajtje të lartë pesticidesh, këto janë 12 ushqimet që mund të na rrezikojnë seriozisht shëndetin

Një nga shqetësimet kryesore të jetës sonë, është edhe cilësia e produkteve ushqimore që ne konsumojnë.

Kjo për shkak se shumica e tyre përmbajnë sasi të lartë pesticidesh, të cilët janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.

Agjencia AMerikane e Mbrojtjes së Mjedisit ka listuar produktet që e ruajnë nivelin e pesticideve për një kohë të gjatë dhe që mund të na shkaktojnë probleme serioze me shëndetin.

Për vitin 2019 ata kanë renditur plot 12 produkte ushqimore.

Luleshtrydhet: I ruajnë pesticide edhe pas larjes.

Spinaqi: Ka në përbërje substancën “permethrin” që dëmton trurin.

Lakra jeshile: Ka përbërës që shkaktojnë kancerin.

Nektarinat: I kanë pesticidet në sasi të mëdha.

Mollët: Deri në 2015-ën kryesonin listën përpara se të zëvendësoheshin nga luleshtrydhet në 2016-ën.

Rrushi: Edhe pse ka kaluar në vendin e 6 përsëri paraqet rrezikshmëri.

Pjeshkët: Renditen në vendin e 7 përsa i përket rrezikshmërisë.

Qershitë: Edhe pse kanë ndryshuar nga viti i kaluar përsëri përbëjnë rrezik.

Dardhët: Kanë nivel të lartë pesticidesh.

Domatet: Sipas eksperimenteve të zhvilluara kanë sasi të lartë pesticidesh, por nuk dihet nëse një pjesë e tyre nuk janë të dëmshme.

Selino: Vazhdon të jetë pjesë e dietave, por duhet bërë kujdes me konsumimin e saj.

Patatja: Edhe pse qëndron në fund të listës, paraqet rrezikshmëri.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.